Home / Aktualitet / Festa e Pashkës në kushte pandemie, Imzot George Frendo apel për besimtarët

Festa e Pashkës në kushte pandemie, Imzot George Frendo apel për besimtarët

Ky është viti i dytë radhazi kur festa e Pashkës kremtohet në kushte pandemie. Besimtarët katolikë janë më të kufizuar për t’u mbledhur në grupime apo për të ndjekur meshën në Kishë. Megjithatë, mesha gjatë Javës së Madhe në vendin tonë ka vijuar, me besimtarët që kanë zbatuar rregullat kundër COVID-19.

Imzot George Frendo ka folur sot në Euronews Albania për mënyrën se si do të kremtohet këtë vit festa e Pashkës dhe rëndësinë që ajo ka për besimtarët katolikë. Ai tha se gjatë kësaj periudhe besimtarët kanë shkuar në Kishe rregullisht, por pa harruar të vendosin maska dhe të mbajnë distancën.

“Jemi në javën e madhe që është java më e rëndësishme në të gjithë vitin liturgjik. Kjo javë mbaron me ngjalljen e Jezusit. Jezusi ka pasur nje dashuri heroike qe ka pranuar te vdesë për ne. Përpiqemi të bëjmë kujdes që të shmangim rrezikun për infektim. Janë njoftuar besimtarët të vijnë me maskë dhe të mbajnë distancë. Jemi të kënaqur për praninë e besimtarëve tanë gjatë ditëve të fundit. Kanë ardhur me maske dhe kanë mbajtur distancë”, u shpreh Imzot George Frendo.

Në lidhje me orarin, gjatë Javës së Madhe mesha ka filluar në orën gjashtë në mënyrë që të respektohet limit i orës tetë, ndërsa mbrëmjen e nesërme që është nata e Pashkës, ceremonia kryesore do të fillojë në orën pesë.

“Respektojmë edhe orarin e caktuar nga autoritetet. Sot dhe dje kemi filluar në gjashtë pasdite që në orën tetë të kishin mundësinë të kthehen në shtëpi. Nesër për shkak se ceremonia është pak më e gjatë, atëherë do të fillojmë edhe më herët, në orën pesë do të kremtojnë ngjalljen e Jezu Krishtit, është një ceremoni shumë e bukur për të cilën vijnë shumë besimtarë”, tha Imzot George Frendo.

Imzot George Frendo nuk la pa dhënë një mesazh për të gjithë, ku theksoi se duhet të respektojmë njëri tjetrin si vëllezër, duke përfshirë madje edhe kontekstin politik të zgjedhjeve në të cilin vendi ynë gjendet aktualisht.

“Vdekja e Jezusit është prova e dashurisë së tij. Ngjallgja e Jezusit është prova se dashuria del fituese. Duhet të respektojmë njëri tjetrin si vëllezër pasi kjo ka shumë rëndësi këtë periudhë. Secili prej nesh ka të drejtë të ketë partinë e vet por duhet ët respektojmë opinionin e njëri-tjetrit” u shpreh Imzot George Frendo.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + one =