Home / Aktualitet / “Fërkova sytë nga habia, ky gol është pikë kthese”, trajneri i Legias “bekon” Ernest Muçin

“Fërkova sytë nga habia, ky gol është pikë kthese”, trajneri i Legias “bekon” Ernest Muçin

Ernest Muçi luajti dje paraqitjen e dhjetë me Legia Warsaw ndaj Wisla Plock dhe arriti të gjejë golin e parë me kampionët e Polonisë, duke shënuar një nga golat më të bukur të karrierës së tij, para sdhjetëra mijëra tifozëve.

Pas ndeshjes trajneri i kampionëve, Czesław Michniewicz tregoi gjithë kënaqësinë e golit të shënuar nga Muçi. Ai tregon se Muçi bën të tillë gola shpesh në stërvitje dhe shton se Muçi tashmë mund të kthejë pllakën dhe të shndërrohet i rëndësishëm për ekipin.

“Ky gol ishte shumë i rëndësishëm për Muçin. Ai djalë tregon shumë cilësi në stërvitje dhe nuk e ka gjithmonë mundësinë ta paraqesë në ndeshje. Ky gol mund të jetë një pikë kthese për të.

Isha shumë i lumtur pas golit të tij. Muçi po vraponte drejt meje dhe me vetëdije hoqa syzet dhe fërkova sytë me habi, për t’i treguar se s’mund ta besoja se kishte shënuar një gol të tillë. Ai shënon gola të tillë në stërvitje dhe jam i kënaqur që sot (dje) e gjithë Polonia pa një gol të tillë.

Ernesti kujdeset shumë për t’u paraqitur sa më mirë në skuadër. Në fillim ai kishte probleme me ambientimin, por sot ky futbollist ndihet si një person i rëndësishëm në ekip”, tha trajneri i Legias.

 

 

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =