Home / Kulture / Femra, mos iu besoni shumë ndjenjave të shkrimtarëve, sepse muns t’ju ndodhë dhe kështu

Femra, mos iu besoni shumë ndjenjave të shkrimtarëve, sepse muns t’ju ndodhë dhe kështu

 

Brodi ka pohuar se tek Kështjella Kafka ka përshkruar marrëdhëniet e tij me Milena-n.

Ka diçka të drejtë tek intuita e tij, po Milena, a është Freida? Po Klamm-i a është burri i Freida-s? Po Ollga, ajo vajza e re, e pambrojtur, kundër të cilës xhelozia e Milena-s shpërthen me një furi të padrejtë, a është e fejuara e Kafkës? Dhe mikeshat e Milena-s, ato mikesha të pabesa që intrigojnë ndaj Kafkës, herë me armiqësi dinake dhe herë të hapur, a i gjejmë tek figura e gruas së bujtinarit? Gjithë ajo që parandihet është se ndoshta kjo marrëdhënie shtrihet në vepër jo për t’u mbartur përmes saj (se pastaj do të kishte haraçin e një zhvendosjeje), por për të krijuar një përvojë tjetër, që s’ka se si mos të përfillet, që zhvillohet sipas kërkesave dhe qëllimeve të veta, përvojë që nuk interesohet më shumë ndaj fatit të Kafkës, se sa ndaj historisë së pasionit të tij fatkeq. Ndërkaq, kur lexon letrat, kur të kujtohet «Kështjella» dhe kur ajo të tërheq aq shumë sa mund të bësh përqasje midis të dyja botëve, është e habitshme dhe disi e frikshme të mendosh që Milena – figurë e shkëlqyer, të cilën ai e ngre përmbi gjithçka përmes deklaratave mahnitëse – tek e vërteta e librit mund të mos jetë gjë tjetër përveçse kjo Freida e parëndësishme, pa joshje të mëdha dhe merita të tjera përveç atyre që e mbajnë të lidhur me Klamm-in; por mund të themi edhe që ai pasion aq i bukur, saqë për të në letra flitet në mënyrë të tillë sa mund ta quajmë sublim (siç bënte Stendali), mos vallë është kërkuar për t’u shndërruar në vepër, në përvojën e saj, tek ato marrëdhënie të trishtuara, tek ato përqafime ardhakeqëse, pa lumturi dhe pa të ardhme, midis një të huaji mashtrues dhe një shërbëtoreje jobesnike? Si ka mundësi që ai, i cili e ka dashur Milena-n me një admirim aq pasionant, ka mundur t’i poshtërojë ndjenjat e veta, t’i shtypë, t’i nxjerrë në dritë të diellit, dhe ta gjejë kleçkën që duhet ta bëjë K për t’u bashkuar me Frieda-n tek një intimitet aq i zbrazët dhe aq i ftohtë? A mos kjo është e vërteta që duhet lexuar nën frazat e bukura pasionante të letrave? Dhe kjo e vërtetë, në mënyrën më mizore që mund të mendohet, a nuk flet për dështimin e Milena-s?

Maurice Blanchot “Nga Kafka tek Kafka” ( Sjell Balil Gjini)

Check Also

Në 85-vjetorin e lindjes/ Ilir Meta nderon regjisorin dhe kineastin e shquar

Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, Presidenti i Ilir dekoroi sot regjisorin dhe kineastin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + six =