Home / Aktualitet / Fauci i del në krah dhe pret qeverisjen e Joe Biden: Është çelësi për vaksinën e Covidit

Fauci i del në krah dhe pret qeverisjen e Joe Biden: Është çelësi për vaksinën e Covidit

Anthony Fauci ka reaguar në lidhje me koronavirusin duke thënë se administrata Biden është çelësi për shpërndarjen e shpejtë të vaksinës Covid-19.

Në një intervistë në emisionin “TODAY” të NBC, drejtuesi Savannah Guthrie pyeti Fauci nëse ai është i shqetësuar që administrata Trump nuk ka firmosur në periudhën zyrtare të tranzicionit për ekipin e Biden.

“Padyshim, është diçka për të cilën ne jemi të shqetësuar. Unë dua të them, siç e dini, unë kam shërbyer në gjashtë administrata, kështu që kam parë një numër tranzicionesh dhe e di që tranzicionet janë shumë të rëndësishme. Shpresojmë, ne do ta shohim atë së shpejti.

Vaksinat janë efektive. Ne duam ta aprovojmë atë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne duam t’u japim doza njerëzve duke filluar nga Dhjetori, dhe pastaj duam që ta zgjerojmë ndërsa futemi në Janar, Shkurt dhe Mars. Ne duam një proces të qetë me të dhe mënyrën se si bëhet dhe është në thelb që të dy grupet të flasin me njëri-tjetrin dhe të shkëmbejnë informacione”, tha Fauci duke iu referuar Pfizer dhe Moderna.

Kujtojmë se Donald Trump pretendoi se njerëzit ishin lodhur duke dëgjuar për pandeminë e koronavirusit dhe kritikoi Faucin, duke e quajtur atë një “katastrofë”. (A.M/Faxweb.al)

Check Also

Biden: Amerika, gati të udhëheqë botën

Presidenti i zgjedhur Joe Biden deklaroi të martën se SHBA është “gati të udhëheqë botën, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + 19 =