Home / Aktualitet / Fatos Arapi: Dashuritë me emrin Tanja, tragjeditë me emrin Tanja

Fatos Arapi: Dashuritë me emrin Tanja, tragjeditë me emrin Tanja

Nga Bardhyl LONDO- 

Ne vitin 1987 me ra rasti te shkoj ne Bullgari me poetin tone te madh e te paharruar Fatos Arapj ne nje takim shkrimtaresh ballkanike. Fatosi kishte studiuar atje dhe Tanjen qe e kishte dashur nuk e kishte fshehur asnjehere edhe pas prishjes se marredhenieve. Emrin e saj e permedte shpesh ne poezi: dashurite me emrin Tanja,tragjedite me emrin Tanja.
Bullgaret na priten aq mire sa na quajten dallendyshet e para se ishte pas shume vitesh qe shkonin per here te pare shkrimtare shqiptare qe shkonin atje. Pas drekave e darkave qe vazhdonin me ore e shikoja Fatosin qe nxirte nga canta e vogel ku mbante dhe djeten tone mjerane prej pese dollaresh ne dite nje cope leter dhe telefononte nga telefonat e rruges. Pas dy ditesh e pyes: a e ke takuar Tanjen? Jo,me thote,ku ta takoj? E marr ne telefon s me del njeri ne shtepi. Edhe pas dyzet e ca vjetesh ai ruante ende numrin e saj ne telefon. A e mban mend shtepine e pyeta. Si jo,tha. Ajde shkojme bashke,i thashe. Jo,se te marr me qafe dhe ty. O Fatos,i thashe,pse beson njeri se ke ardhur ne Sofie dhe nuk e ke takuar Tanjen kur ti emrin e saj e ke ne shume poezi? Pastaj nuk eshte fare njerezore te mos ta takosh.
U ngjitem ne katin e dyte te nje shtepie dykatshe. Ziles i rashe une. Doli nje plake me te zeza si plakat tona te jugut. Fytyra ime nuk i thoshte gje. Kur pa Fatosin prapa meje ” oh Fatosi” klithi dhe iu hodh ne qafe. Ajdeni brenda,tha. Kunder deshires sime,Fatosi nuk pranoi. Mire,tha,Tanja eshte ne pune,vjen pas nje ore. Do ti them te vije tek hoteli ku rrini.
Pas nje ore Tanja erdhi. E bukur,shtatgjate,bjonde,sykalter. Pas ndarjes me Fatosin,ajo kishte pasur nje tragjedi me te madhe. Ishte martuar,divorcuar,ish burri punonte ne ambasaden bullgare ne Budapest dhe vinte cdo vere merrte djalin katermbedhjete vjecar e mbante disa dite ne Budapest. Ne nje aksident automobilistik djali vdes.Tragjedia e Tanjes ishte e shumefishte. Nuk rri me dot ne kete vend,me tha,do ikij ne Kanada. Dhe vertete me ra rasti te shkoja pas ca kohe ne Sofie,e kerkova dhe me thane qe kishte ikur ne Kanada.
Diten e fundit qe ikem nga Sofia dolem te blinim ndonje gje per te afermit. Une doja te blija nje pale cizme per gruan time te ndjere qe atehere nuk gjedeshin ne Tirane. Tanja kembenguli te mi dhurate. Natyrisht qe nuk pranova. Rruges duke u kthyer ne hotel i thashe Tanjas: Sot u munduam si Krishti. Pse,me tha. Se u munduam per te tjeret.Ne mes te bulevardit te Sofjes ajo me hodhi duart ne qafe dhe me puthi. Ktheva syte nga Fatosi dhe e pashe qe po qeshte me te madhe. Dhe me vjen mire ta kuntoj keshtu sepse gjithe e jeten e kam pare vec me syte qe i lotonin.

Check Also

Diplomacia e Ali Asllanit, takimi me kryeministrin e Greqisë dhe një detaj nga krijimtaria e tij

Nuk e mbaj mend mirë se kur jam takuar për herë të parë me Ali …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 4 =