Home / Kryesore / Fali rininë për lirinë e jetës

Fali rininë për lirinë e jetës

Besim DYBELI-

Nuk shkruhet për herë të parë . Por, kur është fjala për një emër, gjithmonë ka një fillim të ri . Ka diçka të pathënë. Ndoshta një obligim më tepër për një njeri, që ratësisht , por me vetëdije do të vihej në shërbim të policisë shqiptare. Ishte viti kur shteti përpiqej të rikthente qetësinë në këtë vend. që ndjente ende erën e barutit të vitit të Luftës , 1997.

Ishin “baticat” dhe “zbaticat” që kish lënë pas viti i “luftës” pa armiq . Viti 1998. Mbeturinat e bandave jetonin ende me “madhështinë” e të të fortëve. Ura e Mifolit , më 27 tetor të vitit 1998 do të shkruante me gjak një betejë. Mund të ishte evituar , por Zoti e kish shkruar se duhej falur ende gjak , për një jetë pa krisma automatiku. Ajo ngjarje , do të shkruhej me emrin e një djaloshit elbasanas , Oltian Sulovari.

Privoi një udhëtim tek gjyshërit e tij, që t’i vinte në ndihmë policisë së Vlorës. Historia 27 tetor 1998 . Një autoveturë nisej nga qyteti i Elbasanit drejt Tragjasit të Vlorës. Oltian Sulovari nuk u nis vetëm . Në vendin e parë do të mertrte shokun e tij, Petrit Bërdufi . Asnjëri nuk e kish menduar se do të kthehej në Elbasan pa tjetrin. Fati brin atë që nuk e sheh në ëndërr. Tek ura e Mifolit , postbllokut i policisë. Para tyre dy policë me uniformë. Olti , hap xhamin e tij, tu jepte dokumentat e makinës.

Njëri prej policëve , pasi e nderon , i thotë :

“ Ju lutem , kemi nevojë për ndihmën tuaj , na vini në dispozicion mjetin, për të identifikuar dhe kapur tre persona me armë që mund të kalonin pas disa minutash në anën tjetër të urës. “

Ai u jep fjalën se do të ishtë në shërbim të policisë së shtetit. Pak udhëtuan . Policët identifikuan pak mera larg tyre, personat e armatosur . Njëri prej policëve gjuan në ajër dhe bën thirrje personave të kërkuar se duhej të dorëzoheshin. Përballë vërshuan me shpejtësi breshëri automatiku.

Këto minuta do të thonin jetë a vdekje . Askush prej banditëve nuk qe matur kë të gjuante . Në pak sekonda u shkrehën një batare plumbash. Olti , pas plumabe të parë , vazhdonte të manovronte me makinën e tij që të shpëtonin të gjithë. Dyshja e policisë donte të përmbushte misionin e saj . Një plumb kishte plagosur dhe shokun e tij të ngushtë , Petritin . Banditën , që në ato çastë nuk dinin si të shpëtonin. Lëshuan sërish breshëri automatiku . Dy plumba automatiku, kishin përshkuar sërish trupin e brishtë të Oltian Sulovarit . Gjaku do t’i mbulonte gjithë trupin. Më pas do ta linin fuqitë për të shpëtuar eukipin e ndjekjes së banditëve . Dy policët në sedilen e pasme të makinës së Oltit, ia kishin mbathur . Edhe sot ata kanë mbetur anonimë , sikurse cilët qenë ata njerëz shpirtmirë që morën Oltin dhe Petritin për t’i kuruar në spitalin e Vlorës. Banditët arritën t’ia mbathnin.

Ndoshta edhe sot nuk dihet se cili është “oazi” i tyre i jetës. Në spitalin kirurgjikal të Vlorës do të futeshin me urgjencë dy djem nga Elbasani. Nuk mor vesh se kishin sakrifikuar jetën për tu ardhur në ndihmë forcave të policisë. Autoblindi që mori gjak në Fier Oltian Sulovari dhe Petrit Bërdufi , të shtruar me urgjëncë. Kshin nevojë energjente për gjak . Në spital nuk kishte .

U kërkua ndihmë. Reparti i ndërhyrjes së Shpejtë, në hyrje të Fierit kishte mësuar për këtë ngjarje. U treguan të gatshëm, të jepnin gjak për djemtë elbasanas . Mjeku i spitalit , Fatmir Kënge zuri vendin e parë në blind . Kolegët e tij kishin arritur të merrnin atë gjak, që kërkonte trupi i Oltian Sulovarit . Ai luftonte me vdekjen në spitalin e gjakosur të Vlorës. Ndërhyrja ka qenë e shpejtë.

Katër plumba kishin përshkuar trupin e tij të ri . Njëri prej plumbave në mushkëri. Mjekët të mbërthyer tek koka e tij , për t’i rikthyer jetën . Ndjeheshin mirë pas nxjerres së plumbit në trupin e Petritit. Ai nuk përbënte rrezik për jetën . Mjekët ishin përqëndruar tek Olti gjatë gjithë asaj nate . Vonë do të arrinte të shikonte gjallë të vëllanë. Vani kish ardhur gjithë lot e shpresë nga Greqia ku emigronte me prindërit e tij …

Flasin dëshmitarët pas 7 vjetësh Fatkeqsisht edhe sot nuk kanë guxuar të flasin ata, që i kërkuan ndihmë Oltian Sulovarit . Brenda ndërgjegjes së tyre ende nuk ka lindur “filizi” i pohimit për atë që ndodhi. Ata kanë mbetur anonimë sikur të mos ishin dëshnitarë të gjallë të asaj tragjedie .

Ceremonia e Oltit në varrezat e dëshmorëve të Elbasanit, ka sjellë shumë pak prej atyre personave që jetuan çastet e fundit të jetës së tij .

“ Gjithë natën i kam shërbyer trupit të gjakosur të Oltit. I shtypja gjoksin për një riciklim të zemrës, që ajo të punontye me gjak të ripërtërirë. Shpresoja që të jetonte vitet që nuk kishin filluar për jetën e tij . Pas mesnate zemra e tij, megjithëse e fortë , nuk e mundi dot vdekjen . Qava për të parën herë, teksa kishin humbur disa jetë në duart e mia . Ndaj kam ardhur sot në Elbasan. Të shoh varrin e tij të mermertë dhe emrin e argjendë të shkruar mbi të”,ka pohuar mjeku që e kuroi dhe u përpoq për rijetësim, Fatmir Këngo. – “Olti i mori plumbat në trup pa e kuptuar as unë .

Pas disa minutash e pashë vetën të mbytur në gjak . Në spital na dërguan të dyve. Na dhanë gjithë ndihmën e nevojshme. Kur rashë ndërmend , pyeta për Oltin. Mjekët më thonin se do të rikthehet në jetë . Nuk kuptova sesi ma nxorën plumbin nga trupi. Nuk doja ta besoja se shoku im nuk jetonte më. Ndjehm keq që edhe sot e kësaj dite dy polictët në ngjarje për të cilët sakrifikuam jetën tonë , nuk janë bërë të gjallë . A thua nuk u ka mbetur ndopak ndërgjegje, që të vinin sot një tufë me lule vë varrin e Oltit ?  do të pohonte, Petrit Bërdufi , pjesmarrës dhe i plagosur në këtë ngjarje. .

“Kam ardhur që nga Vlora, të marrë pjesë në nderin dhe respektin që i bëhet djalit të urtë dhe trim të Elbasanit , – do të pohonte nënkomandanti i repartit të ndërhyrjes së shpejtë të Vlorës , Arben Xekollari .

Akti i tij dhe gjaku që dha për paqen e demokracinë e klëtij vendi, duhet respektuar më tepër. Unë jam bashkuar me kolegët e mi, që në nderim të tij, reparti ynë të marrë emrin e djaloshit nga Elbasani” – shton Xekollari . Ceremonia e fundit U rivarros bashkë me pesë të tjerë nën titullin “Dëshmor i Atdheut “ në Elbasani. Dkush që mori fjalën , do të veçonte emrin e Oltit . Tek familjarët e tij, sikur qenë ngrirë lotët . Ndoshta ky përjetim dhe gjetkë, që Olti e donte aq shumë . Por jeta iu ndërpre fare shpejt . Prindërit , vëllezërit dhe motra e tij kishin për lamtumirën e fundi . Të atit. Flamurit, i ngatërrohen ndër buzë momentet e zhvarrimit të të birit. Familja e tij gjeti forca të përjetonin një “vdekje” të dytë.

Ai u varros për tu ringjallur dy herë. Herën e parë për familjen. Herën e dytë, për këtë vend, që lirinë e ka paguar me gjak ndër shekuj. Olti mori lot, dhimbje dhe respekt pas jetës, që dha . Nënës së tij, që nuk gëzoi dhe nuk u çmall me djalin kurrë , i japin një vlerë tepër simbolike! Kaq vleka jeta e një njeriu, që jep rininë për paqën dhe lirinë?! Ndoshta diçka duhet riparuar …

Check Also

Ndërroi jetë nga Covid-19/ Mesazhet prekëse nga kolegët e Marko Bellos…

Janë trishtuar të gjithë këtë mëngjes nga humbja e beftë e ndarja para kohe nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + seventeen =