Home / Aktualitet / “Faleminderit President!” Ambasadorja amerikane riposton deklaratën e Metës

“Faleminderit President!” Ambasadorja amerikane riposton deklaratën e Metës

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka inkurajuar palët politike në gjetjen e konsensusit të ndryshimit në Kodin Zgjedhor brenda datës 31 Maj.

Meta ndër të tjera shkruan se Shqipëria ka kryesimin e radhës së OSBE, ndaj dhe miratimi i njëanshëm i këtyre ndryshimeve, si dhe mospërmbushja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR do të ishte një turp i madh për vendin tonë dhe një skandal i paprecedent në historinë e OSBE-së.

Reagimi i Metës:

Inkurajoj fuqimisht të gjitha palët të ecin drejt miratimit me konsensus të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, siç janë zotuar, brenda datës 31 maj 2020.

Shqipëria ka kryesimin e radhës së OSBE, ndaj dhe miratimi i njëanshëm i këtyre ndryshimeve, si dhe mospërmbushja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR do të ishte një turp i madh për vendin tonë dhe një skandal i paprecedent në historinë e OSBE-së.

Shpresoj që kjo s’do ndodhë!

Kjo deklaratë e presidentit Ilir Meta është përshëndetur nga Yuri Kim, e cila, teksa ka ripostuar deklaratën e tij në Twitter, ka shkruar: “Faleminderit Zoti President për inkurajimin tuaj!”

Anëtarët e Këshillit Politik prej dy ditësh u ngujuan në ambientet e Pallatit të Kongreseve në tentativën për të gjetur konsensusin për Reformën Zgjedhore.

Ende pa u mbyllur diskutimi i dytë, presidenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë për mediat deklaroi se do të firmos datën më të afërt për zhvillimin e votimeve.

Aktorët politik kanë rënë dakord që zgjedhjet të mbahen në 2 periudha, nga 15 Prill në 15 Maj ose gjatë vjeshtës nga 15 Tetori deri më 15 Nëntor.

Por nëse do të ketë dhe riformatim të KQZ apo depolitizim të komisionerëve, shanset që dekreti të jetë në vjeshtë minimizohet duke e lënë datën 18 Prill si mundësia më e afërt.

Kreu i Shtetit tha se këtë vendim, do ta marrë pa konsultime formale me partitë politike.

K.Gj

Check Also

Zgjedhorja, Opozita parlamentare kërkon takim me Ramën: “Nuk votojmë pa u hapur listat!”

Opozita parlamentare me anë të një deklarate të bërë nga deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =