Home / Aktualitet / “Fal meje u futëm në NATO”, Basha del me deklaratën e fortë për 25 prillin: Masakër elektorale

“Fal meje u futëm në NATO”, Basha del me deklaratën e fortë për 25 prillin: Masakër elektorale

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur për herë të parë për zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i ka quajtur “masakër elektorale, viktima të së cilës nuk janë PD dhe deputetët e saj”.

“25 prilli është një masakër elektorale, dhe viktima nuk janë PD dhe deputetët tanë.

Ne vazhdojmë mbledhim fakte për masakrën zgjedhore të 25 prillit, kamerat dhe mikrofonat e medias së lirë do të drejtohen te Rama, Doshi dhe Rakipi. SI i morën votat deputetët e listës së zezë të DASH. Si i mori votat Vangjush Dako i DASH? Si i morën votat, djali i Aqif Rakipit, dhe dhëndri i Aqif Rakipit. Si i mori votat Aurora Mara?

Viktimat e masakrës elektorale janë qytetrarët shqiptarë. Kjo betejë do të bëhet në të gjitha fronte, betejat dhe mënyrat që ekzistojnë, dhe përfundimi do të jetë i qartë, rrëzimi i regjimit Rama-Rakipi-Doshi”, tha Basha ndër të tjera.

Kreu i PD i uroi mirëseardhjen dhe trupave tëë NATO-së dhe aleatëve, të cilët sot nisën stërvitjen më të madhe ushtarake në rajon.

“Aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe ta zmbrapsë atë, dhe vlerat rreth të cilave ne bashkohemi, janë të pacënueshme. Duke filluar me vlerat e lirisë, demokracisë dhe ato strategjike. Le të jetë ky një mesazh i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në fuçi baruti. Kjo nuk është një aleancë ushtarako-politike dhe politiko-ushtarake”, tha Basha ndër të tjera.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − eight =