Home / Kryesore / Fakulteti i Shkencave Mjekësore të Albania University sqaron për Profesore Xhajankën

Fakulteti i Shkencave Mjekësore të Albania University sqaron për Profesore Xhajankën

Reagim prane shtypi.net

Në sqarim të lexuesve të shtypi.net, në atë që është shkruar më 25.07.2020.
Albanian University zhvillon aktivitetin e tij akademik bazuar në ligjin e Arsimit të Lartë 80/2015 në Republikën e Shqipërisë si dhe zbaton të gjitha dispozitat ligjore në fuqi për mbarëvajtjen e aktivitetit të tij akademik dhe kërkimor shkencor.
AU ju bën me dije se mjekja e njohur stomatologe, specialiste në fushën e Protetikës, Prof. asoc. Edit Xhajanka, Dekane e FMD ka qenë prej shumë vitesh lektore e lëndës së Protezës së Lëvizshme në programin stomatologji pranë FShM të AU, si staf me kohë te pjesëshme. Me ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë 80/2015, Prof.asoc E. Xhajanka, bazuar dhe mbështetur plotësisht në këtë ligj, përkatësisht neni 62, ka vazhduar të jetë pjesë e stafit akademik të AU, por si Lektore e Ftuar, me prezencë në auditor për disa tema të caktuara. Sipas përcaktimeve të këtij ligji Njësitë bazë të institucioneve të arsimit të lartë kanë të drejtë të kërkojnë të punësojnë me kontratë për periudha të shkurtra kohe studiues, personalitete, artistë vendas ose të huaj. Për përzgjedhjen e personelit akademik të ftuar ndërthuren kualifikimet e tyre me nevojën e njësisë bazë për veprimtari mësimdhënieje ose kërkimore- shkencore. Personeli i ftuar punësohet sipas përcaktimeve në statutin dhe rregulloret e institucionit të arsimit të lartë.
Albanian University ka vlerësuar dhe vlerëson shumë prezencen në auditoret e tij të cdo Profesori, Lektori dhe Profesionisti të shquar në fushat përkatëse, vendas apo të huaj, sepse studimi universitar është një e mirë publike që i ofrohet të gjihë studentëve të Republikës së Shqiperisë, pavarësisht se cilit sektor i përkasin, atij publik apo privat.

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 2 =