Home / Kryesore / Faktet historike rreth formimit të shtetit shqiptar nga ‘autoktonët’ i japin të drejtë Dua Lipës

Faktet historike rreth formimit të shtetit shqiptar nga ‘autoktonët’ i japin të drejtë Dua Lipës

Nga Alma Luri Bala, studiuese historie

Gadishulli Ballkanik është një hapësirë gjeografike që shërben si urëlidhese midis Europës e Azisë dhe që përbëhet nga grupe etnike me kultura e karakteristika të ndryshme, të cilët që në kohët e hershme, për të mbrojtur interesat e tyre qoftë territoriale, ekonomike, gjuhësore, kulturore, apo dhe ato historike përfshiheshin në situata të stuhishme. Një ndër çështjet më të diskutuara, midis popujve ballkanik mbetet problemi i etnogjenezës. Pra ekzistenca e popullit më të vjetër në Ballkan. Kjo vihet re më tepër midis popujve sllav dhe atij shqiptar, të cilët gjatë etapave të ndryshme historike kanë kaluar periudha të gjata në armiqesi me njëra-tjetrën, të udhëhequr kryesisht nga nacionalizmi i skajshem, i cili i nxit ende tëpretendojnëpër autoktonin e tyre. Duke u marrë me studimin e historisësë etnogjenezës së popullit shqiptar, është e nevojshme të bazohemi në disa fakte historike, arkeologjike dhe gjuhësore tëargumentuar nga historian të huaj dhe shqiptar, të periudhave të ndryshme historike, të cilët vërtetojnë ekzistencën e tij në gadishull.
Si fillim e nisim me autorët e Antikitetit, si: Homeri dhe Herodoti, të cilët kanë përmendur se gjatë periudhës së Eneolitit në Ballkan ekzistonte një popullsi paleo-indoeuropiane që e quanin pellazge. Nga studimet e bëra deri me ditët e sotme, është vërtetuar se kultura ilire është formuar pikërisht në territorin ku jetonin pellazgët dhe vjen si rezultat i një procesi të gjatë e të pandërprerë. Këtë na e vërtetojnë më së miri gërmimet arkeologjike në Kolsh të Kukësit, në Maliq e Cakran të Fierit, në Podgorie etj.Prania e elementit etnik ilir është vërtetuar arkeologjikisht dhe nga burimet e shkruara edhe në rajonet veriore të Maqedonisë e të Greqisë.
Në Akarnani e në Etoli. Uniteti i ndërgjegjës ilire shfaqet më tepër gjatë epokës së bronzit në aspekte si: organizimi i jetës shoqërore, mënyrën e përbashkët të jetesës, kultures dhe zakoneve. Këtë e konfirmon dhe Herodoti në burimet e shkruara, duke cilësuar se popullsia që jeton në Ballkanin Perëndimor njihej me emrin Ilirë. Përveç burimeve arkeologjike, një aspekt tjetër që vërteton ekzistencën e ilirëve në truallin e pellazgëve ështe tradita dhe gjuha. Gjuha që flisnin ilirët ishte ilirishtja, gjuhë indoevropiane e cila konsiderohet si një ndër gjuhët më të vjetra dhe që ndryshonte nga gjuhët e fqinjëve sic ishin trakishtja dhe greqishtja. Nga ilirishtja janë trashëguar deri në ditët e sotme emra të ndryshëm njerëzish, sendesh, qytetesh, malesh etj ( Brdus-Bardhyl, Skodra-Shkodra). Madje vetë prof. Eqerem Cabej ka sjellë dhe argumentet e tij shkencore rreth origjinës së gjuhës shqipe, duke vërtetuar se është një ndër gjuhët më të vjetra dhe vazhdimi i ilirishtes .Të gjitha këto të dhëna na bëjnë të ditur se ilirët janë paraardhësit tanë dhe pasardhësit e pellazgëve.
Së dyti: Formacionet e para shtetërore ilire që u formuan në fund të shek.V ishin: Mbretëria ilire ( në pjesën perëndimore të Ballkanit), Shteti i Epirit ( shtrihej në jug të mbretërisë Ilire dhe në veri të Greqisë), Mbretëria Dardane ( në veri të mbretërisë Ilire aktualisht nëterritorin e Kosovës së sotme). Pra, Ilirët zotëronin një shtrirje territoriale nga lumi Sava e Drava në veri, deri në Gjirin e Ambrakisë në jug, nga lugina Moravë e Vardar në lindje deri në detin Adriatik dhe Jon në perëndim. Në vitin 168 p.e.s pas shumë betejash territori shqiptar u vendos nën sundimin e Perandorisë Romake, e cila vendosi nën kontrollin e saj të gjithë Ballkanin. Me ndarjen e kësaj perandorie në Perandori Romake të Perëndimit dhe në Perandori Romake e Lindjes (Perandoria Bizantine) më 395, gadishulli ballkanik i përkiste perandorisë Bizantine. Në shek.VI-VII Ballkani përfshihet nga sulme sllave, që vinin nga brigjet e Danubit të Poshtëm dhe më pas vendosen në Dalmaci, (614).Me valën e fundit të dyndjeve të sllavëve në Gadishullin Ballkanik lidhen serbët dhe kroatët, që erdhën rreth viteve 630-640. Ata, në krahina të ndryshme të perandorisë Bizantine asimiluan popullsinë vendase duke formuar disa popullsi kompakte sllave sic ishin: serbët, kroatët, bullgarët, maqedonasit. Që në këtë moment fiset sllave vendosen nën sundimin bizanitin dhe pse më vonë formuan mbretëritë e tyre gjatë shek.IX-XIV, duke u ngulur dhe në tokat shqiptare, sidomos në Veri-Verilindje të saj e duke u bërë një kërcënim serioz për to në të ardhmen.
Pasojat negative u ndjen në krejt tokat shqiptare, vecanërisht në Kosovë, e cila ishte bërë objekt i parë i pushtimeve. Rreth viteve `70 të shek.XIV trojet shqiptare, me përjashtim të Kosovës, u cliruan nga sundimi i huaj. Pushteti qëndror Bizantin tashmë ishte dobësuar dhe pozitat e tij në Ballkan sa vinin dhe zbeheshin, duke i krijuar mundësi elites shqiptare të ngrinin kokë e të organizoheshin për vetëqeverisjen e territorit të tyre duke formuar Principatat Shqiptare. Por kjo nuk zgjati shumë, pasi Perandoria Osmane depërtoi fuqishëm në Ballkan.Beteja e Fushë-Kosovës (1389), e cila u fitua nga osmanët i hapi rrugë depërtimit të tyre në tokat shqiptare.
Së treti: Me dobësimin e bizantit në Ballkan, gjatë mesjetës u formuan disa shtete: Principatat shqiptare, Shteti Bullgar, ai serb etj, të cilët me depërtimin e osmanëve u vendosën nën zotërimin e tyre. Përplasjet midis tyre do të vazhdojnë deri në momentin, që këto shtete fitojnë pavarsinë e tyre (XIX-XX) dhe vetë Perandoria Osmane do të filloj të humbas shkëlqimin e saj. Këta shtete, pasi sigurojnë shkëputjen një herë e përgjithmonë nga sulltani, pretendojnë zotërimin e Adriatikut, fuqëzimin dhe zgjerimin e territoreve ne kurriz te tokave shqiptare, te cilat ishin akoma nen sundimin Osman. Të shtyrë dhe nga Rusia, Mali I Zi, Bullgaria dhe Serbia, formojnë një aleancë me qëllim coptimin e tokave shqiptare ndërmjet tyre, duke e konsideruar si plackë fituese ndaj luftës me osmanët. Ndërkohëqë Shqipëria ishte akoma nën sundimin Osman dhe Aleanca Ballkanike sa vinte dhe kristalizohej, dy drejtuesit kryesor të Rilindjes Shqiptare, Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina, duke pasur dhe përkrahjen e Austro-Hungarise (rivale e Perandorisë Ruse), organizuan kryengritjen kombëtare shqiptare për shkëputjen nga osmanët dhe shpalljen pavarsisë së Shqipërisë, e cila u kurorëzua me 28 Nëntor 1912. Shpallja e Pavarsisë së Shqipërisë u vërtetonte shteteve ballkanike shkëputjen nga Perandoria Osmane si dhe ekzistencën e shtetit shqiptar, që do të thotë se në vazhdimësi nuk mund ta shihnin atësi pjesë të Perandorisë Osmane.
Së katërti: Fuqitë e Mëdha, (Anglia, Franca, Rusia, Italia, Gjermania, Austro-Hungaria), të pozicionuara sipas interesave të përbashkëtau mblodhën në Londër për të diskutuar rreth prishjes së ekuilibrit të vendosur nga Kongresi i Vjenës (1815) dhe cështjes së Ballkanit, i cili ishte kthyer në një mollë sherri midis dy blloqeve, Antantës dhe Bllokut Qëndror. Një cështje më rëndësi ishte dhe cështja shqiptare, pavarsia e saj, caktimi i kufijve të shtetit shqiptar. Pas shtatë muajsh diskutime,u arrit një konkluzion në lidhje me territoret shqiptare. Fuqitë e Mëdha e njohën pavarsinë e Shqipërisë, por i shkëputën Kosovën dhe shumë territore të tjera që u morën nga shtetet ballkanike në kufi me Shqipërinë. Brënda shtetit shqiptar u përfshi vetëm gjysma e territoreve shqiptare. Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve i 29 korrikut 1913 ishte një njohje kolektive e gjashtë Fuqive të Mëdha të Pavarsisë së Shqipërisë. Shqipëria me të vërtetë arriti të fitonte pavarsinë e saj, por kjo pavarsi i kushtoi shumë, duke lënë jasht kufijëve një pjesë të konsiderueshme të territoreve shqiptare që u futën Brenda hartës së Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë.
Së pesti: Të gjitha territoret që iu shkëputën Shqipërisë nga vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 29 korrik të 1913,iu dhanë shteteve fqinje. Nga territoret e mbetura jashte shqiperise, vetëm Kosova pas shumëperipecish arriti të shkëputej nga përndjekja serbe me 17 shkurt 2008. Kjo fal ndërhyrjes së forcave të armatosura të NATO-s. Qëllimi kryesor i serbëve, të nxitur historikisht nga aleatja e tyre e madhe, Rusia cariste, ishte spastrimi etnik në funksion të një Serbie të Madhe. Që nga shpallja e pavarsisë, Kosova gëzon të drejtën shtet i pavarur, duke u njohur nga shumë shtete, pavarsisht se shteti serb asnjeherë nuk e pranoi pavarsinëe saj, duke e konsideruar Kosovën si pjesë të sajën. Vetë kronikat e vjetra serbe që përshkruajnë ekspansionin e shtetit serb të Rashës në Kosovë e në Diokle në shek. XII, bëjnë të ditur se serbët gjetën në ato treva një popullsi që ato e quajnë të huaj, ndërkohë që burime të tjera qoftë serbe, raguziane ose perëndimore flasin në mënyre më eksplicite për shqiptarë.
Këto jane disa fakte që vërtetojnë autoktoninë e shqiptarëve ne Ballkan, të cilët që në periudhën e antikitetit përmenden nga autorë e historian të huaj. Princ Albert Gjika ishte një nga shqiptarët e Diasporës që dha kontributin e tij në cështjen shqiptare. Në botimin e tij thekson se: Shqiptarët kanë dhe karakteristika fizike që shkrimtarët e antikitetit ua atribuojnë pellazgëve. Popullsia shqiptare duke qenë një ndër popullsitë më të vjetra të Ballkanit dhe duke zotëruar një territor që lakmohej nga mbretëri dhe perandori në periudha të ndryshme historike, ia doli të triumfonte dhe të ndërtonte shtetin e saj të pavarur. Ndërsa për sa u përket popullsive të tjera, ata janë vendosur në Ballkan gjatë shekujve VI-VII dhe me anë të pushtimeve të territoreve ( duke pëfshirë tokat shqiptare) ata formuan shtetet e tyre.
Image may contain: 1 person

Check Also

Vala e dytë e COVID-19, ky vend rikthen gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 3 =