Home / Kryesore / FAJI I BETIT…?!

FAJI I BETIT…?!

Nga Gentian Çala
Beti Njuma, moderatorja e njohur televizive e OraTv paska bërë faj duke ftuar në studio kundërshtarët e prishjes së Teatrit Kombëtar. Goxha mëkat! Faj i madh! Ylli Ndroqi, po ashtu nuk i ka dëgjuar këshillat e pushtetarëve për ndryshimin e linjës editoriale të televizionit të tij. Shumë gabim! Faj se goditi qeverinë dhe vetë Valiun e Tiranës, Erion Veliaj. Beti duhej ti ngjante disa të tjerave/të tjerëve që merrnin nga tre rroga, mund të ishte në borde, por pranoi të kishte vetëm pagesën e punës së saj. Ajo nuk u shit, e as Ylli nuk pranoi të flirtonte me pushtetin. E ata ju thonë: “Mos u bëj si Beti, mos u bëj si Ylli, se ja si e pëson”!
Media dhe njerëzit që e bëjnë, një pjesë e mbetur profesioniste, korrekte në informimin e publikut apo kritike me pushtetin, tashmë prej disa vitesh janë në objektivin e pushtetarëve rilindas, të cilët nuk duan tu prishet fasada dhe propaganda. Ndaj nëse nuk jeni me ata, jeni armiqtë e tyre. Fillimish ju shpalli Kadrinj, pastaj Kazan, pastaj ju mbyll emisionin, ju gjobit median, ju bën gjyqe publike ose tenton tu mbyllë dyert medias kritike me qeverinë. E disa nga ju thonë se ku ka autokraci në Shqipëri. Po çfarë prisni më të ketë?! A nuk është kjo një nga shenjat më domethënëse të instalimit të saj?! Apo duhet të prisni që pushteti të abuzojë me ju, familjen apo pronën tuaj që ta kuptoni se ku jemi katandisur?
Faji i Betit dhe i të tjerëve si ajo, nuk ekziston, sepse ata kanë zgjedhur integritetin dhe profesionalizmin. Madje ata i kanë shërbyer publikut, ndaj meritojnē falenderim për kurajon. Faji i shumë prej nesh është se nuk reagojmë më, se jemi bërë ndjekës pasiv të maskaradës qeveritare, të abuzimit të tyre me pushtetin dhe të ardhurat tona. Autokracia në Shqipëri po ndodh, është realitet dhe jo hipotezë kundërshtarësh politikë. Reagimi qytetar për vlerat, liritë dhe demokracinë duhet sot!

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × one =