Home / Aktualitet / Evis Kushi rrëfen betejën me Covid-in

Evis Kushi rrëfen betejën me Covid-in

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale fitoren e betejës ndaj armikut të padukshëm.

Ministrja shfaqet në foto në Parkun Rinia në Elbasan dhe krahas rikuperimit të saj kërkon ndjesë që ka qenë larg zyrës për një kohë të gjatë. Gjtithashtu ajo bën një apel për të gjithë mosbesuesit me qëllim ndërgjegjësimin e tyre mbi rrezikshmërinë e Covid-19.

“Ndjesë që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha menduar, por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime”, shkruan Kushi.

Postimi i plotë: Një shëtitje në Parkun “Rinia” Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim.

Ndjesë që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha menduar, por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime. Kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur!

Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet tuaja inkurajuese gjatë këtyre ditëve!

Check Also

“Bëri thirrje për armatosje”, Policia nis procedim penal ndaj Xhelal Mziut

Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal për kreun e listës së PD-së në qarkun …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × three =