Home / Showbizz / Eva Murati: S’e kam dhënë akoma puthjen e parë, ka vetëm një kusht

Eva Murati: S’e kam dhënë akoma puthjen e parë, ka vetëm një kusht

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up” ishte moderatorja e njohur, Eva Murati, e cila foli më gjatë për ftesën në Mediaset, moderimin e aktrimin.

Kur u pyet për aktrimin, Eva tregoi se po punon me një projekt, por nuk dëshiron të zbulojë më shumë. Ndërkohë Isli e ngacmoi paksa nëse në film do të ketë skena intime dhe Eva tregoi se kjo gjë e ka penalizuar sepse asnjëherë nuk ka pranuar.

“Fakti që s’kam pranuar më ka penalizuar shumë. Unë në ekranin si aktore nuk e kam dhënë akoma puthjen e parë. Do mendohem mirë”, u shpreh Eva dhe tregoi se kusht për këtë është skenari i mirë.

“Mbi të gjitha duhet të jetë skenari i mirë, të jetë e motivuar puthja, të vijë natyrshëm. Zakonisht skena të tilla bastardohen vetëm për të rritur audiencën, shikimet, që të përflitet. Unë disa herë kam refuzuar”, tha Eva.

Check Also

Fjolla Morina në telashe, shpallet në kërkim ndërkombëtar

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 2 =