Home / Aktualitet / Eva Murati “lë pa mënd” italjanët, modetatorja shqiptare merr vëmendjen e të gjithëve (FOTO)

Eva Murati “lë pa mënd” italjanët, modetatorja shqiptare merr vëmendjen e të gjithëve (FOTO)

Ajo është një nga moderatoret e sportit më të njohura të ekranit shqiptar. Në çdo moment, ajo ka dëshmuar se gazetaret sportive mund të jenë po aq të zonja sa kolegët e tyre. Por jo vetëm kaq, pasi ajo herë pas here ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Evën e krahasuan me gazetaren e famshme italiane, Diletta Leotta. Në këtë mënyrë, asaj fama i kaloi kufijtë shqiptarë. E tani fansat e huaj do t’i shtohen akoma më shumë, pasi së fundmi ka qenë e ftuar në një nga emisionet më të ndjekura italianët.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Murati ka zbuluar se ishte e ftuar në emisionin italian “Tiki Taka”, i cili i dedikohet sportit. Ky program transmetohet në kanalin “Italia 1” në “Mediaset” dhe mbledh çdo të hënë ekspertët dhe gazetarët më të mirë nga fusha e sportit.

E duket se moderatorja shqiptare ka qenë e ftuara e radhës për të folur rreth ngjarjeve më të fundit në sport.

Shkëlqen në emisionin italian, modetatorja shqiptare merr

Përveç Evës në emision ishin të ftuar edhe trajeneri i Udineses Luka Goti, ish-mesfushori i Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini, një prej komentatorëve sportivë më të ndjekur të momentit.

Duket se Eva përveç sharmit të saj, tërhoqi vëmendjen e teleshikuesve italianë për shkak të harmonisë televizive që kishte me Oppini-n, duke qenë se të dy janë edhe tifozë të Juventusit.

Shkëlqen në emisionin italian, modetatorja shqiptare merr

Shkëlqen në emisionin italian, modetatorja shqiptare merr

Shkëlqen në emisionin italian, modetatorja shqiptare merr

Shkëlqen në emisionin italian, modetatorja shqiptare merr

Shkëlqen në emisionin italian, modetatorja shqiptare merr

Check Also

Plas skandali i radhës/ Kandidati për deputet i LSI-së kapet duke blerë vota(VIDEO)

Kur na ndajnë 2 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, duket se të gjithë kandidatët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − four =