Home / Aktualitet / Është një nga peisazhet më të bukura në botë, çfarë rreziku i kanoset “Dëborës së Petaleve” në Japoni (1200 vjeçare)

Është një nga peisazhet më të bukura në botë, çfarë rreziku i kanoset “Dëborës së Petaleve” në Japoni (1200 vjeçare)

Të gjithë i këni parasysh pamjet karakteristike të Japonisë në pranverë me ngjyra rozë, të shkaktuara nga ajo që njihet si “dëbora e petaleve”, ose e thënë ndryshe “sakura” që nuk është asgjë me tepër se thjesht çelja e luleve të qershisë, që mbahen si më të bukurat në Japoni. Por këtë vit, për herë të parë në 1,200 vite, lulet e qershisë lulëzuan më herët. Shkencëtarët paralajmërojnë se është një simptomë e krizës më të madhe të klimës që kërcënon ekosistemet kudo që ndodhen.

Yasuyuki Aono, një studiues në Universitetin e Prefekturës Osaka, ka mbledhur të dhëna nga Kioto që prej vitit 812 pas Krishtit nga dokumentet historike dhe ditarët. Në qytetin e Kiotos, lulet e qershisë arritën kulmin e lulëzimit në 26 mars, data më e hershme për qytetin në më shumë se 1,200 vjet sipas Aono. Edhe në kryeqytetin japonez, Tokio, lulet e qershisë arritën lulëzimin e plotë më 22 mars.

Dr. Leëis Ziska nga Universiteti i Shkencave të Shëndetit Mjedisor të Columbia tha se: Ndërsa temperaturat globale ngrohen, ngricat e fundit të pranverës po ndodhin më herët dhe lulëzimi po ndodh më shpejt.

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =