Home / Opinion / Është koha për kujdes!

Është koha për kujdes!

Çapajev Gjokutaj

Me shpresë të zotit mos paçim një mbyllje të dytë, i thotë drejtuesi i emisionit të mëngjesit zonjushës që po interviston. Është thjesht një mënyrë shprehjeje, mendoj dhe ndërkohë sjell në mend se krerë të lartë të komuniteteve fetare, si Janullatos, Frendo e myftiu i Shkodrës, të prekur nga virusi, kanë ikur të kurohen në spitale më të besueshme në Romë, Athinë dhe Ankara. Po s’ndihmove veten, s’të ndihmon as zoti, thoshte i pari e kjo vlen sidomos për pandeminë. Ditët e fundit po shtohen frikshëm rastet, lëngata rrezikon të përhapet si flaka në kallamé. Në këtë situatë na bie të kujtojmë një të vërtetë më të thjeshtë se buka që hamë: virusi nuk ka krahë që të fluturojë dhe të vijë e të hyjë brenda organizmit tënd, je ti që e merr kur s’mba maskë, nuk ruan distancën, zdërhallesh kafeneve, rend sa andej këndej zjafeteve e funeraleve a, mos qoftë e thenë, aktiviteteve partiake. S’është kohë për filozofira, bestytni e konspiracione, po për ca veprime fare të thjeshta dhe për kujdes, kujdes, kujdes ( Nga cikli ‘Kioska e këshillave’ )

Check Also

Këmishëziu Vulin dhe Rasti “Panda”

Shkruan: Halil Matoshi 1. Fashisti Aleksandar Vulin, një rom që shitet si serb i madh (që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − four =