Home / Aktualitet / Ermal Mamaqi thyen sërish rregullat e COVID, feston ditëlindjen në kohë pandemie (VIDEO)

Ermal Mamaqi thyen sërish rregullat e COVID, feston ditëlindjen në kohë pandemie (VIDEO)

Ermal Mamaqi ka shkelur sërish rregullat e anti-Covid, këtë herë me festën e ditëlindjes së tij, në shoqërinë e një numri të madh të ftuarish.

Ermal Mamaqi ka festuar ditën e djeshme 39-vjetorin e lindjes duke harruar se jemi në një kohë pandemie.

Ka qenë bashkëshortja ajo, Amarda Toska që i ka organizur festën bashkëshortit të saj në një lokal. Sic shihet në video pjesë e festës së ditëlindjes janë personazhe të shumtë të showbizzit shqiptar, si Elvana Gjata, apo aktorja apo njëherazi kandidatja e PS-së për deputete në Tropojë, Arjola Demiraj dhe shumë personazhe të tjerë.

Ajo që vihet re në mediat sociale është se Ermali është kujdesur që videot e tij të postuara të jenë me sa më pak njerëz, ndryshme nga videot e Arjola Demiri që e kanë “tradhtuar” situatën ku shihet ambienti plotë dhe muzikë deri në orët e vona.

Nuk dihet ende nëse do të masa ndëshkuese për Ermalin, ashtu siç u morën në rastin e Bes Kallakut.

Kujtojmë që pak ditë më parë Ermal Mamaqi ishte në qendër të mediave, pasi sërish kishte thyer rregullat duke mbledhur në një kinema qindra të rinj.

 

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − 5 =