Home / Aktualitet / Erion Dasho skanon gjendjen në spitalet Covid: Çfarë po ndodh në kujdesin intesiv

Erion Dasho skanon gjendjen në spitalet Covid: Çfarë po ndodh në kujdesin intesiv

Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho ka bërë një skaner të situatës në spitalet Covid, ku shprehet se nuk mund të ketë 15 persona në reanimacion, dhe nga ana tjetër të raportohen çdo ditë 8 apo 12 vdekje.

Sipas Dashos në të gjithë botën numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes intesiv është 20% e personave të shtruar, e përkthyer në numra do të duhej që në Shqipëri të kishte 75 persona në reanimacion dhe jo 15.

Dasho pyet nëse Ministria e Shëndetësisë i ka në dispozicion shtretërit e kujdesit intesiv, dhe kërkon që ti jepet fund filmimeve me krevate boshe që paraqet ERTV-ja e Ramës.

“367 të shtruar me COVID, 15 në reanimacion, 3 të intubuar, 8 vdekje (5 në moshën 65 vjeç e poshtë)!

Diçka nuk shkon! Nuk mund të kesh 15 pacientë të shtruar në reanimacion dhe të raportosh 8 vdekje si dje apo 12 vdekje si pardje.

Përvoja e botës tregon se rreth 20% e pacientëve të prekur nga COVID që shtrohen në spital, kanë nevojë për kujdes intensiv. Në Shqipëri, ky numër pacientësh duhej të ishte rreth 75 dhe jo 15!

Qytetarët nuk kanë nevojë për filma me krevate bosh apo të mbushur me patetizma! Ata presin transparencë!

A garanton ministria një numër të mjaftueshëm shtretërish të kujdesit intensiv?!”, shkruan Dasho në postimin e tij. (E.K/Faxweb.al)

Check Also

E trishtë/ Ndërron jetë nga Covid-19 efektivi 50 vjeçar, ishte në intubim prej 5 ditësh

Munir Xhepa, efektiv i Policisë Rrugore në Bulqizë është ndarë nga jeta pasi nuk e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 7 =