Home / Aktualitet / Erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, Policia shton prezencën në akset rrugore

Erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, Policia shton prezencën në akset rrugore

Pas shirave të dendur dhe erërave të forta që pushtuan vendin, Drejtoria e Policisë Rrugore ka njoftuar se policia rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore.

Po ashtu, apelohet që të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë.

Kërkohet që drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë manovra apo parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Po ashtu, në njoftim thuhet se drejtuesit e motomjeteve duhet të vendosin kaskën mbrojtëse, ata të biçikletave të ndriçojnë biçikletën gjatë udhëtimit dhe në rast reshjesh të dendura të ndërpresin lëvizjen deri në qetësimin e motit, që të mos rrezikojnë jetën e tyre.

Kërkohet që një vëmendje të veçantë të tregojnë edhe këmbësorët që tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, pasi për shkak të shiut dhe të errësirës, rreziku është i madh për t’u përfshirë në aksident rrugor.

Check Also

Merr flakë në ecje e sipër një automjet, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor Levan-Ura e Mifolit. Automjeti tip “Reno” me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − thirteen =