Home / Kryesore / Erdogani në mundje me fantazmën e Ataturkut

Erdogani në mundje me fantazmën e Ataturkut

Kthimi i Shën Sofisë në xhami sipas nobelistit turk, romancierit Orhan Pamuk, shënon fundin e shekularizmit në Turqi. Prej së Premtes së shkuar, Turqia i mbylli aspiratat Europiane dhe vendosi të bëhet plotësisht një vend i Lindjes së Mesme. Erdogani e ktheu sallën e madhe të katedrales më të madhe orthodokse të botës, në mejdanin ku ai do ta mundë përfundimisht fantazmën e Atataturkut.
Do ta mundë dot vallë?!
Ndeshja ka gjasa të vijojë edhe kur Erdogani vetë të mos të jetë më.
Synizmi, më shumë se sa një fe, po bëhet trend i sjelljes politike. Kryeministri Katoliko-orthodokso-mysliman i Shqipërisë—sipas rastit—po zgjat, krasit e kreh një mjekër të stilit synit që të ndërmend dyvargëshin e një kënge Gjirokastrite për ceremonitë me synitë dhe synetllëqe,
Berberin, që nga Stambolli,
E mira këtu e solli…!
Ky lloj synizmi nuk eshte fe, mardhënie personale e njeriut me Zotin, por mejdan për manifestimin e forcës kolektive, matricë numërimi, pasioni diabolik i dominimit sasior. Shihni synitët tanë, edhe pse Erdogani ju ndërtoi Xhaminë më të madhe në Europë, ata prapë do të falen në Bulevardin e Madh.
Shpresojmë që imamët tanë të mos shfaqen me ndonjë shpatë, a këllëç, në dorë si kryeimami turk të Xhumanë e fundit në Shën Sofi.
Image may contain: one or more people

Check Also

Horoskopi për këtë të Dielë, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj

Ky është horoskopi për ditën e Dielë 27 Shtator 2020 Dashi Gjatë kësaj dite nuk …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × four =