Home / Aktualitet / Erdogan në gjendje të rëndë shëndetësore, me zor flet dhe s’i mban dot sytë hapur (VIDEO)

Erdogan në gjendje të rëndë shëndetësore, me zor flet dhe s’i mban dot sytë hapur (VIDEO)

Disa pamje të Erdogan, ku shihet në gjendje të lodhur fizike i pamundur të flasë dhe të mbajë sytë hapur, është shpërndarë masivisht në rrjete sociale. Ai ka mbajtur një fjalim me zyrtarët e partisë së tij, mirëpo ka qenë në një gjendje siç nuk jemi mësuar ta shohim.

I rraskapitur, me zor flet dhe tenton me forcë t’i mbajë sytë hapur. Mediat pro-qeveritare kanë hedhur akuza ndaj medias Anadolu e cila ka shpërndarë pamjet e Erdogan, duke thënë se nuk kanë mbrojtur imazhin e liderit të vendit, duke baltosur kështu dhe vetë Turqinë si shtet.

Fatih Altaygli la të kuptohet se një person shumë i afërt me Erdogan kishte lejuar që presidenti turk të ekspozohej në publik.

“Transmetimi i këtyre imazheve është një turp i vërtetë. Kjo tregon qartë se dikush shumë i afërt me Presidentin po përpiqet ta vendosë Presidentin në një pozitë të vështirë, duke u përpjekur ta bëjë atë të duket i dobët”, tha ai.

Duke iu përgjigjur kritikave, kryeredaktori i Anadolu, Yusuf Ozhan tha se agjencia transmetoi intervistën e Erdogan drejtpërdrejt në kanalin e presidencës turke, kështu që ajo nuk mund të redaktohej.

Çështja e shëndetit të Erdogan është thuasje një “tabu” në Turqi. Shkurtin e kaluar, një video tjetër e tregonte duke ecur me vështirësi shkaktoi përsëri zhurmë në vend.

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 11 =