Nga Melisa BRACI –
Paçka mendimit personal për Erdoganin, polemika e shkrepur për vendin që i rezervoi Erdogani Presidentes së Komisionit 🇪🇺 në këtë takim, më duket e pavend, krahasuar dhe me përfaqësuesin tjetër europian ( Presidenti i Këshillit Europian) që qëndron krah Erdoganit.
Trajtimi i Presidentëve të institucioneve Europiane në marrëdhëniet me jashtë është i kodifikuar në Traktatet e BE-së, ku thuhet shprehimisht se Presidenca e Këshillit Europian trajtohet në nivele Presidentësh.
Hierarkia është:
1-Presidenti i Këshillit
2- Presidenti i Komisionit
3- Përfaqësuesi i Lartë…
Protokollisht dhe juridikisht, Erdogani nuk ka bërë asnjë shkelje.
Politikisht dhe njerëzisht :
Nuk e mohoj dot që mesazhi që ka dashur të japë Erdogani mbi figurën e gruas në politikë është denigrues sepse këtë e diktojnë politikat që ka ndjekur deri më sot dhe disa tërheqje nga konventa të rëndësishme mbi gruan.
Por, të thuash që i takon Von der Leyen të ulet para Charles Michel bie ndesh me traktatet dhe protokollet zyrtare.