Home / Aktualitet / “Erdogan baza ushtarake në Shqipëri, BE ndërhyn për Bjellorusinë”, Putin telefonon Conte-n

“Erdogan baza ushtarake në Shqipëri, BE ndërhyn për Bjellorusinë”, Putin telefonon Conte-n

“Ndërsa Erdogan kërcënon Greqinë dhe dëshiron të krijojë baza ushtarake në Shqipëri, liderët e BE-së po ndërhyjnë me çështjet e brendshme të Bjellorusisë, për të cilën Putin ka telefonuar Conte-n”, kështu e fillon artikullin një nga të përditshmet italiane.

Sipas mediave italiane, Presidenti rus Vladimir Putin ka telefonuar mbrëmjen e djeshme Kryeministrin italian Giuseppe Conte për “çështjen e Bjellorusisë dhe që Europa nuk duhet të ndërhyjë”.

Prej disa ditësh në media shkruhet se Kremlini ka intensifikuar kontaktet e saj me liderët më të mëdhenj të Europës, duke filluar që nga Angela Merkel, Emmanuel Macron, presidenti i Këshillit të Europës  Charles  Michel, deri tek Conte, me të cilin ka biseduar për rreth një orë raporton abcnews.al.

Kriza në Bjellorusi ndodhet në krye të axhendës së diskutimeve dhe ngjarjet në Minsk, janë vendimtare për të ardhmen e marrëdhënieve midis Rusisë dhe BE-së.

Problemi, siç konfirmohet edhe nga burimet ruse, është se ajo që Evropianët e konsiderojnë “një përpjekje për ndërmjetësim” është parë nga rusët si “ndërhyrje”.

Gjatë shkëmbimit të pikëpamjeve për situatën në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale – thuhet në shënimin e Kremlinit, nënvizohet se pala ruse mendon se sa kundërproduktive mund të jetë çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Republikës.

Putini dhe Conte diskutuan edhe për çështjen “Navalny”, ku kryeministri italian, në përputhje edhe me partnerët e tij evropian, e kanë vlerësuar “shqetësuese” gjithë rrethanat e kësaj çështje.

Ndërkohë Presidenti rus është shprehur për Conten se edhe ai ishte i interesuar të konstatonte të vërtetën, aq sa ka kërkuar të ngrihet një komision hetimi për të hedhur dritë mbi incidentin./abcnews.al

Check Also

DW: Rama në Berlin, nuk pritet nga Merkel, as nga drejtuesit e CDU

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt, se do të marrë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − nine =