Home / Aktualitet / Epike! Policia zbardh operacionin e madh ndaj krimit, sekuestroi vaj, kafe dhe çamçakëza

Epike! Policia zbardh operacionin e madh ndaj krimit, sekuestroi vaj, kafe dhe çamçakëza

Policia e Shtetit është akuzuar shpesh për fshehje të ngjarjeve të rënda, operacioneve të kryera në territorin e Shqipërisë.

Por nga ana tjetër Policia e Shtetit po e shfrytëzon maksimalisht hapësirën në rrjetet sociale për të treguar mbi operacionet e suksesshme të saj të shoqëruara me dataje, foto e video.

Ndërkohë që shumë ngjarje dyshohen se fshihen nga ana e policisë, në rrjetin social është hedhur një operacion në të cilin janë sekuestruar vetëm disa pako çamçakëza dhe vaj plazhi.

I reklamuar si operacion i madh dhe i suksesshëm, postimi në fjalë është kryqëzuar nga qytetarët të cilët me ironi kanë sulmuar policinë e Shtetit duke rikujtuar problemet e mëdha me të cilat po përballën qytetarët shqiptarë.

“Operacioni, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë…”- shkruan ndër të tjera policia e Shtetit.

Bravo! Të palodhur në punën tuaj, presim të kapni ata që pjekin misra, shesin petulla, ata që kalojnë me gomarin të ngarkuar me fruta dhe ata që shesin ujë, birra, pije freskuese, nescafe , Red Bull! Se me sektorin krem plazhi, vaj plazhi, letra bixhozi mbaruat punë! Jeni të mrekullueshëm!…”– është vetëm një nga komentet epike të cilat më shumë mund t’i shihni në galerinë e bashkëngjitur lajmit.

Check Also

COVID-19 ‘infekton’ institucionet arsimore të Pogradecit, mbyllet një kopsht, mësues të infektuar në dy gjimnazet e qytetit

POGRADEC COVID_19 ka hyrë në kopshtin dhe gjimnazet e qytetit të Pogradecit. Kopshti ‘’Persefoni Treni’’ …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 5 =