Home / Aktualitet / Epidemiologu i njohur: Nuk presim rritje të infektimeve me hapjen e shkollave, fëmijët s’kanë qenë të izoluar

Epidemiologu i njohur: Nuk presim rritje të infektimeve me hapjen e shkollave, fëmijët s’kanë qenë të izoluar

Epidemiologu Dritan Ulqinaku tha për Euronews Albania se përballimi i sezonit turistik me rreth 1 milion turistë nga rajoni që zgjodhën të pushonin në Shqipëri, është një provë e madhe e kaluar sa i përket situatës nga COVID-19. Shifrat u reflektuan në muajin gusht, sipas tij.

Kurse për hapjen e shkollave Dr.Ulqinaku u shpreh optimist.

“Shqetësimi ynë nuk janë fëmijët, është përcjellja e infeksionit te mësuesit dhe prindërit. Fëmijët nuk kanë qenë të izoluar, kanë qenë gjithë kohës jashtë duke luajtur me njëri-tjetrin, ndaj nuk presim një bum infektimesh”, tha mjeku.

Mjeku shpjegoi se mosha më e prekur nga virusi aktualisht në vendin tonë është mosha aktive për punë, nga 40-60 vjeç dhe më pak moshat mbi 60 çka tregon një ndërgjegjësim të këtyre të fundit për të shmangur ekspozimin.

“Mosha 40-60 vjeç që e kanë kaluar COVID-19 janë tashmë më të mbrojtur, e kanë marrë në një farë mënyrë vaksinën dhe janë të aftë të jenë në frontin e parë për gjithçka”, tha epidemiologu Ulqinaku.

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × three =