Home / Aktualitet / Ende i pavaksinuar, mjeku Petrit Vargu zbulon: Ja cilën vaksinë do të preferoja

Ende i pavaksinuar, mjeku Petrit Vargu zbulon: Ja cilën vaksinë do të preferoja

Prej shumë muajsh, vaksina e Covid-19 është një ndër temat më të diskutuara në mbarë botën. Shumë njerëz po presin me padurim që të bëjnë vaksinën, por ka edhe të tjerë që refuzojnë.

Mitet për vaksinën janë më të ndryshme, disa prej tyre shprehen se nuk të mbrojnë, disa të tjerë theksojnë se ka patur riinfektime dhe pas përdorimit të saj.

E pikërisht për vaksinën u fol sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku në lidhje “Skype” ishte mjeku i njohur, Petrit Vargu, i cili ende nuk e ka bërë vaksinën.

Ende nuk është vaksinuar, mjeku i njohur: Dua ti jap kohë vetes,

“Nuk e kam bërë vaksinën, shpresoj të bëj një vaksinë të përpunuar. Asnjëherë nuk kam ëndërruar që të jem i pari për tu vaksinuar. Mundohem të mbroj veten time sa më shumë. Të bësh një vaksinë të marrë të gatshme, nuk më duket maksimumi që mund ti jap trupit tim. Por dua ti jap pak kohë vetes, që vaksina të kolaudohet, pasi po ndryshon vazhdimisht. Shpresoj që në Shqipëri të hyjnë sa më shumë variante të reja, e unë preferoj vaksinën ruse”, tha Vargu.

Sipas tij, qeveria shqiptare nuk di çfarë bën me vaksinën, po bën politikë. “Mendoj se njerëzit duhet të lihen të lirë që të bëjnë vaksinën që duan. Vaksina ruse dhe ajo kineze nuk duhen neglizhuar”, tha Vargu.

I pyetur nëse në Shqipëri kanë hyrë variantet e reja të Covid-19, mjeku u shpreh se ai anglez me shumë siguri po.

“Këtë e ka mohuar në mënyrë zyrtare edhe shteti. Kanë dërguar në Gjermani kampionë që përgjigja duhej të kishte ardhur për 5-8 ditë, e ne kemi prej një muaj që ende nuk kemi përgjigje apo qeveria nuk ka thënë gjë”, tha Vargu.

Sipas mjekut, ka persona që janë infektuar për herë të dytë, e kjo lë të dyshohet se kanë hyrë variantet e reja, të cilat janë me rrezikshmëri të ndryshme.

“Varianti anglez është ngjitës, por nuk ka rrezikshmëri të madhe, por ai afrikano jugori është më i rrezikshëm dhe kap fëmijët. E nuk mendoj se ky i fundit ka hyrë, pasi fëmijët te ne nuk janë prekur shumë nga Covid”, tha ai.

Check Also

Krijonte nëndetëse për kartelat e drogës, arrestohet ‘bosi’ shqiptar në SHBA

Shqiptari Ylli Didani, është arrestuar në SHBA, pasi akuzohet se ka punuar në krijimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − seventeen =