Home / Aktualitet / EMRI/ U arrestua dje në Greqi, ja kush është 50-vjeçari që do ektradohet në Shqipëri, 22 vite më parë në Kombinat vrau…

EMRI/ U arrestua dje në Greqi, ja kush është 50-vjeçari që do ektradohet në Shqipëri, 22 vite më parë në Kombinat vrau…

Kryhet ekstradimi i shqiptarit të kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje nga Shqipëria që dje u arrestua në Greqi.

Falë shkëmbimit të informacionit, lokalizohet dhe vihet në pranga në Lamia, Greqi, një i kërkuar për vrasje në Shqipëri.

Në kuadër të bashkëpunimit mes Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe Interpol Athinës, pas shkëmbimeve të vazhdueshme të informacioneve të grumbulluara nga Departamenti i Policisë Kriminale për vendndodhjen e një të kërkuari për vrasje, i cili fshihej në territorin grek, ditën e djeshme Policia greke, ka finalizuar kapjen dhe arrestimin e shtetasit shqiptar, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë, konkretisht shtetasin Arben Muça, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Ky shtetas, në vitin 1998, në Kombinat, Tiranë, në rrugën “Kelmendi”, në afërsi të një bilardoje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e shtetasit Arben Muça drejt vendit tonë

(BalkanWeb)

Check Also

Përkeqësohet bilanci/ 35 viktima dhe mbi 800 të lënduar nga tërmeti në Izmir

Numri i viktimave të tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 35. Ministri i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =