Flogert Vogli është i riu, i cili mbeti i plagosur nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Kurbin, ku ndërroi jetë pasagjeri 26 vjeçar.
Vogli, i cili ishte drejtues i mjetit, mësohet se dha një emër të rremë në spital, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës.
Mësohet se mjeti tip Audi A3 me targa AA 603 IG ka humbur kontrollin në Borizanë, duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, për shkak të shpejtësisë me të cilën ishte duke udhëtuar.
Nga kontrolli që ka bërë Policia në mjetin që ka përfunduar i shkatërruar në anë të rrugës ka gjetur targa, maska dhe disa doza me drogë.
Fushë Krujë/Informacion paraprak:
Më datë 07.10.2020, rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë, mjeti tip “Audi”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet rreth 26 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
(Descript.al)