Home / Aktualitet / EMRI-FOTO / Infektohet me Koronavirus këshilltari i lartë i Presidentit

EMRI-FOTO / Infektohet me Koronavirus këshilltari i lartë i Presidentit

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller njoftoi të martën se është edhe ai i infektuar me COVID-19.

Miller është rasti më i fundit raportuar brenda rrethit të ngushtë të Presidentit amerikan, Donald Trump, që kur ky i fundit bëri me dije se ishte prekur nga koronavirusi.

“Gjatë 5 ditëve të fundit kam punuar në distancë dhe i vetizoluar. Sot rezultova i infektuar me COVID-19 dhe jam futur në karantinë”, tha Miller.

Ndërkohë, të martën në mbrëmje, Zëvendëssekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Brian Morgenstern, i tha rrjetit televiziv ‘CNN’ se nuk kishte raste të reja me COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë, përveç Stephen Miller.

Në SHBA prej fillimit të pandemisë kanë vdekur më shumë 210 mijë njerëz dhe janë infektuar më shumë se 7.4 milionë të tjerë.

Check Also

Pas kërkesës së MEPJ, Google rregullon emërtesat në hartën e Shqipërisë

Kompania Google i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme për rregullimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − eleven =