Home / Aktualitet / EMRI/ Arrestohet pedagogu i Universitetit të Korçës, iu merrte para studentëve për provimet

EMRI/ Arrestohet pedagogu i Universitetit të Korçës, iu merrte para studentëve për provimet

Policia ka arrestuar një pedagog të Universitetit të Korçës, nën akuzat për korrupsion.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se në pranga ka rënë pedagogu i Shkencave Sociale të Uniiversitetit Fan Noli, Alket Dino.

Po ashtu, policia prangosi edhe Xhevi Dervishin, që dyshohet se luante rolin e sekserit.

Devishi ka ndërmjetësuar në dhënien e parave, nga studentët tek pedagogu i lëndës Dervishi.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.D., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xh. D., 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50 000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

(d.xh/ Balkanweb)

Check Also

Përkeqësohet bilanci/ 35 viktima dhe mbi 800 të lënduar nga tërmeti në Izmir

Numri i viktimave të tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 35. Ministri i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + thirteen =