Home / Aktualitet / Emrat/ Kush janë “shënjestrat” e radhës të OFL-së

Emrat/ Kush janë “shënjestrat” e radhës të OFL-së

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët e vetëdeklarimit të pasurisë pesë shtetasve, një prej të cilëve banues në Korçë, dhe katër në Durrës.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL bën të ditur se i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

K. M., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

N. (S.) D., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”;

A. K., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”.

A. P., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese”;

E. M., banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Check Also

Publikohet bilanci i Covid-19 në vend: 306 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë, shqetësues numri i ulët i të shëruarve

Janë zbardhur të dhënat e fundit të COVID-19 në Shqipëri nga Ministria e Shëndetësisë. Janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + ten =