Home / Aktualitet / (EMRAT) Korrupsion në tendera/ Arrestohet ish-drejtori i prokurimeve në OSHEE, në kërkim disa të tjerë

(EMRAT) Korrupsion në tendera/ Arrestohet ish-drejtori i prokurimeve në OSHEE, në kërkim disa të tjerë

Më urdhër të SPAK policia ka arrestuar ish-drejtorin e prokurimeve të OSHEE Elis Bushati. Mësohet se deri tani janë arrestuar edhe dy ish-zyrtarë të tjerë identiteti i të cilëve nuk dihet ende, ndërsa është lëshuar urdhër arresti edhe për Alma Ferra, ish-shefen e kabinetit te Drejtorit te OSHEE Ardian Çela, si edhe për persona të tjerë.

GJKKO ka dhënë masën e arrestit me burg për shtetasit Albana Ferraj dhe Elis Bushati, ndërkohë që është dhënë masa e arrestit të shtëpisë për Irma Dërgutin dhe Athinta Papën, të cilët kanë mbajtur apo mbajnë detyra në OSHEE.

Objekt i hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal janë veprimet dhe mosveprimet e kryera lidhur me proçedurën e prokurimit “Shërbim-Konsulencë”, për lidhjen e kontratës me objekt “Asistencë teknike për ndarjen e aktivitetit të shpërndarjes së energjisë elektrike nga furnizimi i energjisë elektrike së bashku me përmirësimin e cilësisë së shërbimit të klientit të OSHEE sh.a”, me fond limit 138.500.000 lekë. Kjo procedurë prokurimi është zhvilluar në vitin 2016 nga shoqëria aksionere.

Arrestimet janë bërë me urdhër të  prokurorit Klodian Braho në SPAK, pas një hetimit për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tenderë.

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × three =