Home / Aktualitet / EMRAT / Këta janë 5 zyrtarët e lartë të arrestuar të AKBN-së, mes tyre një femër, në kërkim edhe dy biznesmenë të njohur

EMRAT / Këta janë 5 zyrtarët e lartë të arrestuar të AKBN-së, mes tyre një femër, në kërkim edhe dy biznesmenë të njohur

Prokuroria e Tiranës urdhëroi mbrëmjen e djeshme arrestimin e disa zyrtare të lartë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Deri më tani janë arrestuar pesë zyrtarë, një prej të cilëve ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

Të ndaluarit akuzohen për veprat penale të:

“Mashtrim me pasoja të rënda”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë, sot janë publikuar edhe emrat e personave të arrestuar, të cilët janë:

-Denis  Durrsi

-Qani Hoxhaj

-Simon Marku

-Arben Doda

-Naim Kasa

Ndërkohë, në ‘arrest shtëpie’ është lënë Rezarta Sulejmani, ndërsa dy persona të tjerë janë ende në kërkim.

Ata mësohet se janë dy biznesmenë të njohur në vend.

Njëri prej tyre është Klodian Gradeci, ish – Drejtor i OST-së, i cili mësohet se është larguar nga Shqipëria në mënyrë të rregullt në fillim të kësaj jave.

Ndërkohë, personi tjetër është shtetasi, Isuf Berberi, i cili mësohet se ka pasur kompani fantazmë hidrokarburesh.

(Descript.al)

Check Also

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Moti në orët e para të mëngjesit të sotëm do të jetë me vranësira mesatare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + 19 =