Home / Kryesore / Emil Cioran një botuesi për Borgesin!

Emil Cioran një botuesi për Borgesin!

Nevojën për të qenë diskret, i përmbajtur në botime dhe shtyp, e kanë vënë në pah shumë shkrimtarë: Kafka, Markes, Blanchot. Shikoni sa bukur e argumenton këtë Emil Cioran në një letër për Borgesin, drejtuar një botuesi:

Në nëntor, gjatë vizitës në Paris, ju më kërkuat të bashkëpunoj për një volum, si homazh ndaj Borges-it. Reagimi im i parë ishte negativ; i dyti… po ashtu. E përse u dashkan bërë kremtime, kur këtë e bëjnë universitetet. Ai ka patur fatkeqësinë e të qenit i famshëm. Meritonte më shumë. Meritonte të mbetej në hije, në padukshmëri, të ishte jopopullor dhe i pavënëreshëm. Kështu do të ishte vetvetja. Kremtimet janë ndëshkimi më i keq për një shkrimtar – për një shkrimtar në përgjithësi, dhe për një shkrimtar të rangut të tij, në veçanti. Sapo fillojnë ta citojnë të gjithë, ju s’keni si ta citoni më, sepse, nëse e bëni, do të keni ndjesinë se thjesht po “rrisni” masën e admiruesve, apo armiqve të tij. Ata që kërkojnë me çdo çmim t’i japin ç’i takon, në realitet nuk bëjnë gjë tjetër veçse përshpejtojnë rënien e tij. Po ndaloj, sepse nëse do të vazhdoja me këtë stil, do vinte puna ta mëshiroja për fatin e tij. Megjithatë, kemi të gjitha arsyet të supozojmë se ai kështu do të bënte edhe vetë.
Solli Balil Gjini

Check Also

Vranësira dhe shira/ Parashikimi i motit për këtë të Mërkurë

Ditën e sotme në vend, parashikohen vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu, të cilat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + 1 =