Home / Aktualitet / Emigrantët shqiptar në Itali ‘i kërkojnë llogari’ Ramës

Emigrantët shqiptar në Itali ‘i kërkojnë llogari’ Ramës

Kryetarja e Institutit Kombëtar të Asistencës Sociale përmes një letre të hapur i është drejtuar kryeministrit Rama për shqetësimin e pensioneve të shqiptarëve që për shumë vite kanë punuar e punojnë në Itali. Në kërkesë thuhet se kjo problematik edhe pse është premtuar që në 2013 nga kryeministri Rama nuk ka gjetur ende zgjidhje.

Letra e plotë/ I nderuar kryeministër Edi Rama,

Ende nuk ka një marrëveshje bilaterale për njohjen e kontributeve të paguara në të dy vendet Shqipëri – Itali. Emigrantët shqiptarë në Itali, të cilët tani janë gati për të arritur moshën e pensionit, po kërkojnë realizimin e marrëveshjes dypalëshe midis dy vendeve Shqipëri – Itali për pensionet.

Kjo marrëveshje do të njihte bashkimin e viteve të punës të kryer nga emigranti, si në Itali ashtu edhe në Shqipëri. Në këtë mënyrë ai do të kishte mundësinë për të përfituar një pension në të njëjtën kohë në të dy shtetet: “pension italian dhe shqiptar”.

Mungesa e një marrëveshjeje të tillë i shkakton dëme serioze çdo emigranti që ka jetuar dhe punuar në Itali. Ata rregullisht paguanin kontribute të sigurimeve shoqërore në këtë vend. Nëse do të kishte një marrëveshje, atyre do t’u njiheshin vitet e punës për të marrë të drejtën e pensionit. Ka më shumë se 502,000 emigrantë shqiptarë, 260,000 prej të cilëve paguajnë rregullisht dhe ofrojnë kontributin e tyre në shumë sektorë të ekonomisë italiane.

Minimumi që duhet të garantohet për ta është të ofrohet e drejta për pension nesër për kontributet e paguara sot. Deri më tani, asgjë nuk është bërë përveç bisedës, por asgjë konkrete. Situata është emergjente dhe ju kërkoj që t’i zbatojnë këto të drejta thelbësore të mohuara nga shteti Italian.
Ne shpresojmë që të punohet seriozisht nga qeveria për këtë çështje që është pezull dhe nuk është realizuar për shumë vite, pavarësisht nga fakti që na është premtuar të arrijmë një marrëveshje të tillë që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

INAS, Instituti Kombëtar i Asistencës Sociale, është patronazhi i CISL, i cili për më shumë se 70 vjet ka mbrojtur qytetarët, punëtorët dhe pensionistët në Itali dhe në botë falas për sigurimet shoqërore dhe problemet e mirëqenies dhe në lidhje me sigurimet ndaj aksidenteve në punë.

Check Also

Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga Covid, 538 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24-orëve të fundit kanë humbur  jetën si pasojë e koronavirusit në vend 9 qytetarë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + fourteen =