Home / Aktualitet / Emërimi i Armela Krasniqit në krye të AMA-s, reagon ashpër Reporterët pa Kufij

Emërimi i Armela Krasniqit në krye të AMA-s, reagon ashpër Reporterët pa Kufij

Reporterët pa kufij kanë dënuar zgjedhjen e Armela Krasniqit në krye të AMA-s, duke e konsideruar këtë një shtypje të lirisë së medias.

Përmes një postimi në Tëitter ata shprehen se Rama ka emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga BE, që kreu i këtij institucioni të zgjidhej në Kuvendin e ardhshëm.

“Kryeministri Edi Rama ka emëruar zëdhënësen e partisë së tij si kryetare të rregullatorit të medias, një institucion që duhet të jetë i pavarur, pa pritur për seancën e re të parlamentit, duke përfshirë dhe partitë e opozitës.

Reporterët ka Kufij dënojnë këtë demostrim arrogant të pushtetit që kërcënon lirinë e medias. PS zgjodhi kryetaren e re të AMA pavarësisht thirrjeve tona dhe Komisionit Europian”, thuhet mes të tjerave në reagimin e reporterëve pa kufij.

Armela Krasniqi u zgjodh kryetare e AMA në seancën e fundit të Kuvendit, pavarësisht thirrjeve të bëra nga delegacioni i BE-së që zgjedhja të shtyhej për në muajin shtator, kur Kuvendi të ishte i plotë.

Krasniqi ka shërbyer fillimisht si zëdhënëse e PS, dhe më pas ka drejtuar Agjensinë Telegrafike Shqiptare, e tashmë do të jetë në krye të insitucionit rregullator të medias.

Check Also

Gjermania dhe Franca injorojnë thirrjen e OBSH-së

Gjermania dhe Franca do të japin doza përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit nga muaji shtator, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − five =