Home / Bota / Elon Musk bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë

Elon Musk bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë

Elon Musk është themeluesi, CEO, CTO , teksa po punon për të revolucionarizuar transportin si në Tokë, përmes prodhuesit të makinave elektrike Tesla në hapësirë, përmes prodhuesit të raketave Space X.

Por veç kësaj, Musk është bërë njeriu i tretë më i pasur në botë duke kapërcyer kështu themeluesin e “Facebook” Mark Zuckerberg. Të ardhurat nga prodhimi i makinave elektrike, kanë bërë që Musk të bashkohet me indeksin prestigjioz S&P 500 të kompanive më të mëdha të listuar në SH.B.A. Si rrjedhojë, fitimi ishte marramendës dhe çmimi i aksionit u rrit deri në 12 përqind në 460 $ (347 £), duke e vlerësuar Tesla-n me 320 miliardë £. Pas arritjes, Musk e dërgoi pasurinë personale në vlerën e 82 miliardë paund.

Tashmë për Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, Musk ndodhet në vendin e 3 duke u cilësuar si një nga njerëzit më të pasur në botë. Miliarderi i lindur në Afrikën e Jugut zotëron një 20 përqind të aksioneve në Tesla. Kjo e zhvendos 49-vjeçarin në vendin e tretë, mbi pasurinë e Zuckerbergut prej 80 miliardë £. Kjo do të thotë se vetëm themeluesi i Amazon Jeff Bezos, me 139 miliardë £ në emrin e tij, dhe themeluesi i Microsoft Bill Gates, me 97 miliardë paund, janë përpara tij, për nga pasuria. Për t’u kualifikuar për pagën maksimale, Musk duhet të ndërtojë Tesla në një kompani 490 miliardë £ deri në vitin 2028, ndërsa Space X është duke përmbushur kontratën e saj të parë tregtare me agjencinë hapësinore amerikane Nasa.

Check Also

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë/ Kundër padisë së shefes së Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes ndaj gazetares Juli Ristani dhe dy mediave

Tiranë më 1 12.2020 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë po ndjek me shqetësim një proces të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × one =