Home / Aktualitet / Elbasani blindohet nga dhjetra punonjës policie, kë do të takojë kryeministri brenda Kalasë

Elbasani blindohet nga dhjetra punonjës policie, kë do të takojë kryeministri brenda Kalasë

Elbasani është blinduar këtë të diel nga forca të shumta policie që ndodhen në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Shkak për këtë është bërë vizita e kryeministrit Edi Rama në një nga restorantet e lagjes Kala, ku pritet që të prezantojë dhe listën e kandidatëve për deputetë në këtë qark. Mediat lokale nuk janë informuar mbi këtë vizitë të Ramës, që siç ndodh zakonisht do të transmetohet vetëm në ERTV.

Nuk përjashtohet mundësia që jashtë kamerave , kryeministri të diskutojë dhe përplasjet e kohëve të fundit që kanë ndodhur në Elbasan, në ditën e Verës, por edhe konflikti fizik mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit të PD-së Luçianio Boçi.

Vijon…

Check Also

Aksident i rëndë, vdesin babë e bijë(DETAJE)

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Lushnjë, ku fatkeqësisht kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + fifteen =