Home / Aktualitet / Elbasan, emërohet Drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Elbasan, emërohet Drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Inxhinieri Mariglen Disha është prezantuar si Drejtori i ri i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan.

Mariglen Disha ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ku është diplomuar për Ndërtim në vitin 2006.

Në Komunën Bërzhitë, Tiranë, ka shërbyer në Zyrën e Urbanistikës si inxhinier dhe përgjegjës, nga viti 2006 deri në vitin 2013.

Nga viti 2014 deri në 2015 ka punuar në ALUIZNI-n e Tiranës. Ka ushtruar detyrat e specialistit në Sektorin e Çështjeve të Pronësisë, përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve dhe Planifikimit Urban.

Në vitin 2015 mori detyrën e specialistit në Sektorin e Legalizimeve dhe Planifikimit Urban në ALUIZNI-n e Elbasanit.

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six − three =