Home / Bota / Ekziston një “dritare mundësie” për të hequr sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit

Ekziston një “dritare mundësie” për të hequr sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i bën thirrje administratës së re të SHBA të heqë dorë nga sanksionet, sipas tij të njëanshme kundër Iranit.
Erdogan gjatë një bisede telefonike me homologun e tij iranian Hassan Rohani, tha sonte se kishte një “dritare mundësie” për heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Teheranit dhe mirëqenien e popullit iranian.
“I kam kërkuar administratës së re amerikane për të hequr sanksionet e njëanshme kundër Iranit. Deklaratat e fundit kanë hapur një dritare të re mundësish për këtë çështje” tha presidenti turk.
“Heqja e sanksioneve është një kërkesë ligjore dhe logjike. Irani do të kthehet në angazhimet e tij (në lidhje me programin e tij bërthamor) pas heqjes së sanksioneve. Strategjia e Iranit, siç është thënë vazhdimisht, do të jetë të veprojmë në përputhje me rrethanat” tha Hassan Rohani.
Turqia ka ftuar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara të kthehen te marrëveshja mbi programin bërthamor dhe t’i japë fund sanksioneve kundër Teheranit.
Administrata e re demokratike e Joe Biden ka thënë se është e gatshme të ri-angazhojë Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen, të cilën ata u tërhoqën në 2018 nga Donald Trump, por Uashingtoni dhe Teherani po presin njëri-tjetrin për të bërë hapin e parë.

Check Also

Përfundon takimi me Ramën, një tjetër figurë largohet nga PS-ja

Alfred Peza është i larguari i radhës nga Partia Socialiste, disa ditë pas largimit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − 3 =