Home / Aktualitet / Ekzekutohet me armë zjarri 50-vjeçari

Ekzekutohet me armë zjarri 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Dibër, njoftoi këtë të Martë policia.

Viktima është Xhetan Konesha. Autorët, sipas policisë, janë dy vëllezër – njëri prej të cilëve është arrestuar, ndërsa tjetri është në kërkim.

Ngjarja

Policia njoftoi se “strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Luzni, Dibër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dy vëllezër kishin plagosur me armë zjarri fqinjin e tyre, menjëherë kanë organizuar punën kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e njërit prej autorëve, Muhamet Mera, 30 vjeç, banues në fshatin Luzni, Dibër. Ndërkohë vijon ndjekja dhe krehja e zonës për kapjen e bashkautorit tjetër të ngjarjes, shtetasit Altin Mera, 42 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar në pyll”.

Sipas të njëjtave burime: Dy vëllezërit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik shtetasin Xhetan Konesha, 50 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se dy vëllezërit kanë qëlluar 50-vjeçarin.

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes”, thuhet më tej në njoftimin e policisë lidhur me ngjarjen.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =