Home / Aktualitet / Ekzekutimi në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte bërë gati tritolin, policia tregon detajet

Ekzekutimi në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte bërë gati tritolin, policia tregon detajet

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ekzekutimin e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, i cili u qëllua sot për vdekje nga Forcat RENEA.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ai u qëllua për vdekje, në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea.

Ndërsa publikojnë foton e mbrojtjes metalike të përdorur nga efektivi i RENEA-s, e bërë shoshë nga plumbat, Policia thotë se 71-vjeçari rrezikoi seriozisht jetën e tyre.

“Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i Reneas. Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë”, bëhet me dije nga policia.

Pas pesë orësh izolimi në apartamentin e tij, në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan, Zhidru u ekzekutua nga RENEA.

Ai qëlloi jo pak herë në drejtim të tyre, duke lënë të plagosur edhe dy kalimtar, që për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Elbasan

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë mbi forcën e posaçme “Shqiponjat” të DVP Elbasan, nga shtetasi Lefter Zhidru, 71 vjeç, ju informojmë se:

Pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i Renas dhe i grupeve taktike të Reneas me shtetasin Lefter Zhidru, për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk i është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të Reneas që po negocionin me të.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.

Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.

Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renena i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i Reneas.

 

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.

Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.

Check Also

Shifrat e fundit/ Shënohen mbi 280 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se kanë humbur jetën 3 persona nga Covid në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =