Home / Aktualitet / Ekzekutimi i Klodian Rashës/ FRPD kërkon dorëheqjen e Sandër Lleshit

Ekzekutimi i Klodian Rashës/ FRPD kërkon dorëheqjen e Sandër Lleshit

Forumi Rinor i Partisë Demokratik ka mbajtur një tubim paqësor para kryeministrisë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë, i cili mendonte se i riu mbante armë në dorë dhe e qëlloi për vdekje.

Të rinjtë marshuan drejt kryeministrisë me thirrjet “Qeveri e krimit”, ndërsa një prej tyre shprehej se në vendin e Rashës “Mund të ishte vëllai im, babai im, mund të jem unë nesër”.

Teksa kërkonte dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, një i ri u shpreh se i vjen turp që Sandër Lleshaj është një bashkëpatriot i tij.

“Turp ti vijë. Ne duam drejtësi për Klodianin. Sot, nesër, pasnesër mund të jemi duke u kthyer nga puna për në shtëpi, çfarë do të thotë kjo, që unë të vritem, që familja të më qajë? Turp ti vijë. Ne kërkojmë që Sandër Lleshi të japë dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme. Është turp dhe faqja e zezë për mirditorët që është një nga bashkëpatriotët e mi. Ti vij turp atij dhe Ramës, jazek ju qoftë”, u shpreh ai.

I pranishëm në marshim ishte edhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi që e cilësonte qeverinë të turpshme pasi Rama ka udhëtuar drejt Amerikës në një kohë kur vendi ‘digjet’ nga vdekja e 25-vjeçarit.

“Ku është Edi Rama? Ndërkohë që qytetarët shqiptarë po vdesin nëpër spitale e ambulance, po vdesin rrugëve, ky është turisti që ka shkuar të blejë vaksinën. Ky mashtrues ordiner që e ka sjellë Shqipërinë në minimumin e tij. Është e turpshme kjo qeverisje. Është e turpshme të kesh ministër një kriminel, Sandër Lleshin”, tha Këlliçi.

Në përfundim të tubimit, të rinjtë lanë hurmat në shkallët e kryeministrisë në shenjë simbolike. Arsyeja përse zgjodhën hurmat është sepse nga dëshmitë e familjarëve, u zbulua se Klodian Rasha kishte hurmë në dorë që policit iu duk send i fortë dhe e qëlloi për vdekje në shpinë e kokë. (A.M/Faxweb.al)

Check Also

Ja pse ia hodhi hetimit të SPAK Manastirliu

Një ministre e kabinetit Rama prej muajsh ka qenë nën lupën e prokurorisë së Posaçme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × four =