Home / Aktualitet / Ekzekutimi i biznesmenit në mes të Tiranës, Berisha ‘ZBULON’ kush e vrau bosin e heroinës sot tek Piramida

Ekzekutimi i biznesmenit në mes të Tiranës, Berisha ‘ZBULON’ kush e vrau bosin e heroinës sot tek Piramida

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar atentatin me armë zjarri që ka ndodhur sot në afërsi të qendrës së Tiranës, duke i marrë jetën shtetasit Behar Seferi.

Berisha shkruar se ngjarja është për larje hesapesh midis Ndraghetës italo-shqiptare dhe mafies turke për të dominuar trafikun e kokainës drejt Europës.

Postimi i Sali Berishës

Nje ekzekutim mafioz me domethenie te madhe nderkombetare!

Larje hesapesh ne zemer te Tiranes midis Ndragetes Italo shqiptare dhe mafies turke per te dominuar trafikun e heroines per ne Europe.

Miq, nje ekzekutim mafioz ka ndodhur sot ne zonen me te mbrojtur me te hapur, te rrethuar nga te gjitha anet nga narkopolic. Bosi kryesor i mafies turke Behar Sofia ne Tirane u ekzekutuar me silenciator para syve te narkopolicisr, e cila dukej sikur te ishte bashkpuntore ne kete vrasje.

Kjo vrasje thuhet se eshte bere nga Ndrageta Italo shqiptare, e cila e lidhur me nivelet me te larta te pushtetit ne Shqiperi, Ramen dhe Veliajn  ka vendosur te spastroje Tiranen nga mafia shqiptaro turke dhe te vendosi ne kontroll te plote trafikun dhe rrugen e Tiranes te heroines per ne Europe.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =