Home / Aktualitet / Ekzekutimi i Behar Sofisë/ Ky është personi i pestë që mori pjesë në ngjarje!

Ekzekutimi i Behar Sofisë/ Ky është personi i pestë që mori pjesë në ngjarje!

Kur kanë kaluar 3 javë nga ekzekutimi i 66-vjeçarit, Behar Sofia, dhe arrestimit të 4 personave, prokuroria ka një emër të pestë, i cili rezulton se është takuar me Skënder Vathin.

Në dosjen e siguruar nga A2, më datë 25 shkurt, prokuroria sekuestroi kamerat e një bari përballë Piramidës. Sipas organit të akuzës, 54-vjeçari u arrestua më datën 13 mars, ndërsa iu sekuestruan dy karta “sim”, si dhe automjeti tip “Fiat Punto”, me të cilin lëvizte, dhe kishte takuar personat e tjerë të arrestuar.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë së barit përballë Piramidës rezulton se Vathi mbërrin aty në orën 07:26 minuta të mëngjesit e disa sekonda më pas, 54-vjeçari ulet në tavolinë me një person tjetër, i njohur sipas akuzës si Jemin Sheraj.

Në dosje, përshkruhet se 10 minuta nga qëndrimi në tavolinë, në orën 07:38 minuta, Sheraj duket se i jep diçka, në dukje një letër, Skënder Vathit, i cili më pas largohet menjëherë nga lokali. Për kapjen e tij, pak ditë më parë, policia kreu dhe një operacion në Aramerras, por pa rezultat në identifikimin apo kapjen e tij.

Pas ndalimit të 54-vjeçarit, Vathi është bërë njohja që Shyti kishte me të arrestuarit, ndërsa i riu ka identifikuar Xhixhën si personin që i kishte dhënë foton e viktimës dhe Dajën, i cili kishte për detyrë të ruante lëvizjet e 66-vjeçarit Sofia.

Në analizën e bërë nga prokuroria, Ernejt Shyti është në rolin e ekzekutorit. Për këtë, ai është kontaktuar dhe bindur nga ana e Xhuljano Vishës, i cili e ka shtyrë të bëjë vrasjen kundrejt pagesës, ndërsa ka siguruar armën dhe biçikletën e përdorur. Organizatorë të krimit të rëndë janë Xhixha dhe Vathi, i njohur ndryshe si “Dajo”, të cilët i kërkuan Vishës të gjente një person që të kryente vrasjen./a2

Check Also

Vrasja e Mehmet Qemës nxjerr në dritë krime të tjera/ Çfarë zbuloi Policia në magazinën e viktimës

Disa ditë pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema në zonën e 5 majit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 16 =