Home / Aktualitet / Ekspozita “Killing Time” me 50 punime, piktori Adrian Çene pas 6 vitesh me ekspozitë personale

Ekspozita “Killing Time” me 50 punime, piktori Adrian Çene pas 6 vitesh me ekspozitë personale

Ekspozita “Killing Time” e piktorit Adrian Çene prezanton 50 punime në pikturë. Ekspozita  kuruar nga Vladimir Myrtezai u hap në COD te kryeministria dhe përmban punime, që piktori i njohur Adrian Çene i ka realizuar në gjashtë vitet e fundit. Si piktor Adrian Çene ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme, ndërsa në aktivitetin e tij nuk mungojnë dhe ato personale. Këtë herë piktori vjen për publikun me ekspozitën personale “Killing Time”, ku sipas COD tablotë në përmasa të mëdha, një risi kjo për hapësirat aty impresionuan publikun me ngjyrimet e forta karakteristike të piktorit, duke krijuar një atmosferë po aq të gjallë sa edhe veprat. Piktor Adrian Çene tregon se janë 50 vepra në pikturë dhe ekspozita e fundit personale ka qenë në 2015.

“Punët janë në mediume të ndryshme, ka punime në vaj, akrilik, pastele, akuarel. Unë ekspozitën e fundit personale me punët e mia në pikturë e kam hapur para 6 viteve në Galerinë Kombëtare të Arteve që ka qenë në vitin 2015, dhe tani jam në COD. Unë kam bërë disa ekspozita personale me punët e mia në pikturë. Unë kam në ekspozitë tre cikle me punime që janë informale, kompozime figurative të mëdha simbolike dhe autoportrete”, tregon piktori Çene. Si artist Çene tregon se me pikturën ka nisur, që në fëmijëri. Ai thotë se Akademinë e Arteve e ka përfunduar që në 1992, dhe me krijimtari të lirë ka vite që punon. Artisti tregon se bashkëpunimi me COD ishte pasi ai kishte aplikuar për ekspozitën, dhe pasi u miratua u hap për publikun. “Duke parë që COD ka marrë parametrat e një galerie unë aplikova për ekspozitën dhe bordi atje e vendosi”, tregon ai.

Një titull që provokon

Në tekstin kuratorial ndër të tjera piktori Vladimir Myrtezai shprehet se prania e tij në hapësirat e COD-it i jep një mundësi të vyer për të ngritur një dialog me zhvillimet artit sot jo vetëm në artet pamore, por edhe në domenin e kulturës në tërësi. “Killing Time” vijon muratori Myrtezai, është një titull që provokon, që përplas këto dy hapësira kulturash ndarëse, të menduari e të besuari duke i dhënë këtij eventi sharmin nxitës të kësaj zgjedhjeje për ta risjellë në evidencë në këto hapësira ekspozuese. “Është mundësia që të jep fjala në kuptimin e saj tingullor, duke të krijuar kurthin magjik të asaj dileme mes qendrës dhe periferisë në të gjithë gjerësinë kuptimore dhe konceptuale, por edhe në rrjedhën e saj përkrahëse a bashkëshoqëruese, si një element i marrë nga kohët e lavdisë së lartë, për ta rikthyer duke përjashtuar rregullin, në një rimodelim emocionesh që vijnë si rezultat i tastierës së harshme të pikturës dhe talentit të piktorit.

Është koha ku sjelljet dhe risjelljet humbasin qendrën dhe për pak kohë zhvendosen në periferi dhe anasjelltas”, shprehet ai. Këto zhvendosje, vijon teksti kuratorial, kuotohen nga ritmet e shoqërive konsumuese dhe nga lufta e pambarimtë për të trazuar qendrën e të gjithë elementëve që kryejnë veprën e artit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 31 gusht 2021.

Check Also

Aksidenti tragjik në Kosovë, Kurti: Lutemi që të kemi sa më pak viktima

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku si pasojë e përmbysjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − one =