Home / Aktualitet / Ekspozita “Italian Twist” pjesëmarrëse artistja shqiptare Iva Lulashi

Ekspozita “Italian Twist” pjesëmarrëse artistja shqiptare Iva Lulashi

Artistja shqiptare Iva Lulashi është ndër protagonistët e ekspozitës “Italian Twist”. Ekspozita e fundit e fondacionit “Imago Mundi” zhvillohet “Gallerie delle Prigioni”, në qytetin e Treviso. Në njoftimin rreth pjesëmarrjes, thuhet se “Italian Twist” është një ekspozitë në grup (kolektive) që shënon rihapjen, pas mbylljes mbi një vjeçare për shkak të pandemisë, të “Gallerie delle Prigioni”, hapësirë bashkëkohore për ekspozita, si dhe muze i fondacionit “Imago Mundi” në Treviso. Ekspozita që u hap më 10 qershor do të qëndrojë deri më datë 26 shtator. Iva Lulashi do të jetë gjithashtu e pranishme sot në Treviso për eventin me temë “Takim me pikturën”, në të cilën ajo do të bashkëbisedojë me kuratorin Carlo Sala dhe artistë të tjerë të rinj, mbi bashkëkohësinë e kësaj praktike artistike. Ekspozita “Italian Twist”, në të cilën janë ekspozuar dy vepra nga Iva Lulashi, përqendrohet në prodhimin artistik të autorëve të lindur në Itali ose që kanë zgjedhur të jetojnë dhe krijojnë në atë vend.

Ekspozita paraqet një përzgjedhje të veprave nga 19 artistë, të lindur kryesisht në vitet 80 dhe 90, së bashku me koleksionet Imago Mundi kushtuar Italisë, Siçilisë dhe rajonit të Campanias. Sipas njoftimit për ekspozitën thuhet se punimet e mbledhura në “Italian Twist” tregojnë për tronditje të reja estetike, qarqe të shkurtra, shkrepje krijuese dhe përmbysje të perspektivave, si në lidhje me teknikat artistike dhe stilet, ashtu edhe në lidhje me temat aktuale dhe urgjente. Në këtë kontekst, veprat e Lulashit, me konturet e tyre jashtë fokusit, paletat pastel dhe atmosferat ëndërruese dhe pornografinë e butë (soft porn), duket se korrespondojnë me atë që tha shkrimtari austriak Arthur Schnitzler, autor i “Ëndrrës së Dyfishtë”, shpreh në poezitë e tij: “Të gjurmosh sa më shumë që të jetë e mundur kufijtë midis vetëdijes, gjysëm vetëdijes dhe pavetëdijes, në këtë konsiston arti i poetit ”.

Check Also

Rritja ekonomike, pse duhet t’i mbajmë sytë nga eksportet

Kushtet e reja ekonomike dhe gjeopolitike të krijuara nga pandemia mund të kthehen në një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × two =