Home / Aktualitet / Ekspertja shqiptare e IOM: Si Covid-19 riorganizoi Diasporën në Itali

Ekspertja shqiptare e IOM: Si Covid-19 riorganizoi Diasporën në Itali

Afërditë Shani, aktiviste dhe pjesë e programit të  IOM për Diasporën shqiptare sjell një përmbledhje të përgjithshme të situatës së komunitetit shqiptar në Toscana.

Si u përball Diaspora shqiptare me pandeminë, situata aktuale dhe çfarë pritet të ndryshojë në të ardhmen.

“Diaspora Shqiptare në Itali ka një rol të rëndësishëm për ekonominë italiane falë strukturës së saj, e cila mbulon sektorin artizanatit lokal, sektorin e shërbimeve si dhe tashmë me kompetencë të lartë,shëndetësinë italiane, ku kemi pasur me mijëra operatorë që kanë punuar për t’i bërë ballë Covid- 19, si dhe qindra të tillë vetëm në rajonin e Toskanës.

Pandemia e ka vënë disi në sprovë strukturën e Diasporës shqiptare, ku 65% e shqiptarëve që jetojnë në Itali,  jetojnë  pikërisht në 5 rajonet më të goditura ku kemi 75% të të infektuarve në Itali.

Kjo do të thotë që do të ketë ndryshime edhe në strukturën e Diasporës, në objektivat e saj ndaj Shqipërisë si dhe në mundësinë për të dërguar para – remitanca- në Shqipëri, si dhe në pamundësinë për të udhëtuar në Shqipëri për një farë periudhe.

Nga ana tjetër, kjo pandemi ka treguar një nivel integrimi të mirëfilltë të Diasporës, jo vetëm përmes kompetencave të larta, por edhe përmes solidaritetit që kanë treguar shoqatat në nivelin lokal, ku pikërisht i kanë bërë ballë bashkë me shoqata të tjera nevojave të komuniteteve lokale.

Nga ana tjetër sfidat e reja në fazën e dytë, pas lehtësimit të masave, janë pikërisht të një Diaspore që do të rikthehet të jetë aktive, të ketë rol kyç në ekonominë italiane si dhe për ekonominë shqiptare. Dhe të rinovojë objektivat dhe sfidat e reja për ti ardhur në ndihme zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë”./Diasporashqiptare

Check Also

STUDIMI/ Duhanpirja ul rrezikun nga koronavirusi

Duhanpirësit kanë 1.5 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga forma të rënda të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + 2 =