Home / Aktualitet / EKSKLUZIVE/ Grevë në burgun e Patrës. Të burgosurit sjellin dëshmi tronditëse (VIDEO)

EKSKLUZIVE/ Grevë në burgun e Patrës. Të burgosurit sjellin dëshmi tronditëse (VIDEO)

Dhjetra të burgosur shqiptarë, grekë dhe të kombësive të tjera, javën e shkuar zhvilluan një grevë, kundër shkeljeve të lirive dhe të drejtave të të dënuarve nga autoritet e burgjeve në Greqi.

Për më shumë se dy ditë, rreth 600 të burgosur reaguan në forma paqësore kundër dyndjes dhe mungesës së kushteve për shkak të mbipopullimit të burgut të Patrës. Në informacionin dhe videot e nisura nga të burgosurit shqiptarë në këtë burg për ArbëriaNews.net dhe Shtypi.net bëhet fjalë për kushte skandaloze.

Në videon e sjellë pranë redaksive në fjalë paraqitet gjendja mjerane dhe kushtet shëndetësore kritike për të burgosur të sëmurë dhe me probleme serioze në shëndetin e tyre.

Ja si shprehet njëri prej të burgosurve:

Përshëndetje nga burgu i Patrës në Greqi. Kemi 2 ditë që kemi filluar grevë paqësore duke ndaluar së punuari, për ligjet që premtoi qeveria greke dhe nuk i vuri kurrë në zbatim. Nëse keni mundësi dhe dëshirë na ndihmoni duke e bërë publike, ta mësojnë të gjithë në çfarë kushtesh jetojmë. Në një burg për 400 veta jemi 620. Jemi njerëz jo kafshë!

Të burgosurit grevistë në Patra kërkojnë që autoritetet greke, administratat e burgjeve të lehtësojnë kushtet dhe të garantojnë popullimin normal të mjedisit të burgut, duke lënë në këtë institucion 400 vetë, aq sa parashikon ligji në këtë shtet dhe jo 620 sa ndodhen aktualisht.

Të burgosurit shprehen se qeveria e zotit Micotaqis ka dhënë premtime për përmirësime ligjore në burgjet greke, ku dhuna, elementet e diskriminimit dhe të privimeve janë shpesh herë tronditëse dhe të skajshme.

 

K.GJⒸShtypi.net

Check Also

Përfundojnë pas hekurave shtatë persona në Tiranë, përse akuzohen

Policia e Tiranëa ka vijuar punë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë duke arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − one =