Home / Aktualitet / “Eja Kuvendojmë”, gazetarët në protestë kundër “Ruci TV”

“Eja Kuvendojmë”, gazetarët në protestë kundër “Ruci TV”

Një vendim i marrë nga Kuvendi, për ndalimin e pjesëmarrjes së gazetarëve gjatë seancave parlamentare, ka ngjallur reagime të shumta, pasi konsiderohet si cënim i lirisë së mediave.

Pas këtij vendimi, gazetarët do të mblidhen në një protestë ditën e nesërme në orën 09:00 përpara nisjes së seancës plenare në Kuvend.

“Eja KUVENDojmë!

Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar gazetarët e akredituar nga aksesi i komisioneve parlamentare është cënim i pastër i punës sonë dhe lirisë së medias! Përmes një organizimi spontan, sencibilizues ditën e mërkurë datë 09/06/2021 ftohen të gjithë gazetarët që janë të akredituar në Kuvendin e Shqipërisë që në orën 09:30 para seancës plenare të marrin pjesë në një protestë kundër kësaj vendimarrjeje!

PS. Janë të lutura redaksinë e televizioneve të mundësojnë akses për këtë protestë! Kjo është një betejë për fjalën e lirë dhe raportimin e pavarur”, thuhet në njoftim.

Check Also

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, policia arreston dy prej të dyshuarve

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë si të lidhur me ekzekutimin e dy …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four − one =